Blog

Marrëveshje Bashkëpunimi midis IOM Albania dhe Ministrit të Shtetit për Diasporën për nismat e diasporës

Diaspora shqiptare mbetet një potencial i madh për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik shqiptar. Sipas INSTAT, gati 1.7 milion shqiptarë jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Evropë, por gjithashtu me një prani të konsiderueshme në Amerikën e Veriut (SHBA dhe Kanada) si dhe rajone të tjera, duke përfaqësuar një mundësi të madhe dhe kryesisht të pashfrytëzuar.

Në kuadër të kësaj, në 12 Janar 2021, Znj. Alma Jani, Drejtuese e Zyrës së IOM në Shqipëri dhe Z. Pandeli Majko, Ministri i Shtetit për Diasporën kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi për të punuar së bashku në nismat e diasporës që promovojnë, angazhojnë dhe rrisin bashkëpunimin midis komuniteteve shqiptare që jetojnë jashtë dhe vendlindjes së tyre.

Sipas kësaj marrëveshjeje, IOM Albania mund të veprojë bashkërisht për zbatimin e projekteve të ardhshme me Ministrin e Shtetit për Diasporën; Agjencine Kombëtare për Diasporën; Fondin Kombëtar për Diasporën; Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe Qendrën e Botimeve të Diasporës, Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët .

Fushat kryesore të bashkëpunimit midis IOM Albania dhe institucioneve të lartpërmendura të diasporës do të jenë angazhimi i komuniteteve të diasporës në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit të origjinës dhe forcimi i institucioneve përkatëse shqiptare përmes transferimit të aftësive dhe njohurive të diasporës, në përputhje me politikat e përgjithshme dhe dokumentet e tjera strategjike. IOM në Shqipëri dhe Ministri i Shtetit për Diasporën mund të krijojnë komisione, komitete ose organe të tjera teknike dhe këshilluese për të këshilluar institucionet e angazhimit të diasporës mbi iniciativat e diasporës dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Një fokus të veçantë ka edhe zbatimi i programit  “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” i cili zbatohet nga IOM në Shqiëri – Organizata  e OKB për Migracionin – financohet prej AICS (Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim) dhe realizohet në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë e nëpërmjet Agjensisë për Investimet Direkte në Shqipëri (AIDA).

“Ekziston një nevojë e madhe për të mbështetur mënyra të reja të promovimit të diasporës për të ruajtur lidhjen me Shqipërinë dhe për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe sociale të saj” – theksoi Zj. Alma JANI, Drejtuese e Zyrës të IOM në Shqipëri, në fjalën e saj gjatë prezantimit të Programit Connect Albania.

Si pjesë e kësaj nisme, një Zyrë Programi Connect Albania është krijuar nën Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare (ADBC) në Tiranë, për të mbështetur Agjentët e Zhvillimit dhe përmes tyre, investitorët e mundshëm të huaj dhe investitorët e dasporës. Zyra e Programit Connect Albania shërben si zyrë mbeshtetëse/front desk për anëtarët e diasporës dhe investimet e  huaja. Ajo ofron informacione ligjore, sektoriale dhe informacione të tjera të kërkuara në lidhje me hapat dhe procedurat e krijimit të një biznesi të ri në Shqipëri, me synimin për të lehtësuar qasjen e parë të investitorëve në tregun shqiptar. Agjentët e Zhvillimit shërbejnë si ndërmjetësues / ura lidhjeje ndërmjet Programit Connect Albania dhe investitorëve / bizneseve të mundshme të huaja dhe atyre të diasporës.

Në kuadër të Connect Albania është krijuar një faqe  dixhitale: www.adbc.al/connect-albania, e cila ofron një informacion gjithëpërfshirës për Programin Connect Albania, informacion unik sektorial dhe legjislativ për mënyrën e regjistrimit të një biznesi në Shqipëri, fushat strategjike për të investuar si dhe informacione të tjera të dobishme për Diasporën Shqiptare dhe investitorët e huaj të mundshëm.

Për t’u bërë një Agjent i Zhvillimit, anëtarët e Diasporës Shqiptare duhet të aplikojnë në faqen dixhitale të Connect Albania. Pasi anëtarët e diasporës  të regjistrohen dhe autorizohen si Agjentë të interesuar Zhvillimi në mekanizmin online, ata do të kenë akses në informacionin e detajuar dhe të dedikuar sektorial dhe legjislativ që do t’i drejtojë dhe ndihmojë ata gjatë procesit të investimit. https://www.adbc.al/si-te-behesh-nje-agjent-zhvillimi/

Connect Albania u prezantua online me datë 18 Dhjetor 2020,  në Ditën Botërore të Migrantëve dhe Ditën Kombëtare të Diasporës.