Blog

Mbledhja e parë e Kryesisë së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare për vitin 2021

28 janar 2021 u zhvillua mbledhja e parë e Kryesisë së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare për vitin 2021. Mbledhja u zhvillua online dhe u moderua nga Kryetari i saj z. Ardian Lekaj. Pjesëmarrja e lartë e pothuajse të gjithë anëtarësisë dhe e Presidentit të Nderit z. Lazim Destani, jo vetëm si të pranishëm por dinamikë në trajtimin e rendit të ditës, kristalizoi rëndësinë dhe impenjimin serioz të tyre në zgjerimin dhe intensifikimin e aktivitetit të Dhomës së Biznesit të Diasporës për vitin 2021 si qëllim dhe sfidë e përbashkët.  

Mbledhja u fokusua në analizën e aktivitetit mujor të dhomës, përformancën e saj, zgjerimin e anëtarësisë, bashkëpunimet dhe projektet e ndryshme me qëllim rritjen e vizibilitetit dhe angazhimit professional të saj në raste konkrete të ofrimit të mbështetjes dhe zgjerimit të shërbimeve kundrejt komunitetit të biznesit në Shqipëri dhe diasporë.

 

 

Post a comment