Blog

Memorandume ADISA

SHËRBIME ONE STOP SHOP

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA ka si mision të veprimtarisë së saj transformimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve publike në Shqipëri, përmes qasjes me në qendër qytetarin dhe përmirësimin e shërbimeve me natyrë administrative për qytetarin dhe biznesin. Gjithashtu, misioni i saj është të ofrojë shërbime publike nëpërmjet ngritjes dhe administrimit të sporteleve pritëse për qytetarët (front office) si dhe qendrave të shërbimeve publike të integruara me një ndalesë (one-stop-shop), për shërbimet që kryhen nga institucionet dhe agjencitë e qeverisë qendrore dhe/ose të njësive të qeverisjes vendore sipas legjislacionit në fuqi ose marrëveshjeve përkatëse. Objektivi kryesor i ADISA-s është ofrimi i shërbime publike të përmirësuara, të aksesueshme, dhe të integruara duke reduktuar mundësitë për korrupsion dhe forcimin etikës në ofrimin e shërbimeve publike.

Në kuadër të shtrirjes së ADISA në territor dhe ndarjes së zyrave pritëse nga zyrat përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve publike gjatë vitit 2019 janë hapur 9 Qendra të Integruara duke e çuar në 15 numrin. Vijon puna për ngritjen e 3 Qendrave të reja.
Të gjitha këto qendra kanë infrastruktura e përshtatur për personat me aftësi të kufizuara dhe informacionin e përshtatur në gjuhën e shenjave, sistemi elektronik i menaxhimit të radhës, ambiente bashkëkohore që ofrojnë akses për të gjithë qytetarët në kushtet më të mira të ofruara ndonjëherë në vendin tonë.

Në qendrat e integruara ADISA qytetarët/bizneset mund të asistohen për të aplikuar për 472 shërbimet publike të nivelit qendror nëpërmjet portalit e-Albania, si dhe mund të aplikojnë për 70 shërbimet e pushtetit vendor. Gjithashtu ofrohen edhe shërbimet postare/shërbimet financiare të Postës Shqiptare duke bërë të mundur ofrimin e një game të gjerë shërbimesh në zyrat ADISA.

Kjo mënyrë e re e ofrimit të shërbimeve, synon:

  • Reduktimine kohës dhe barrës administrative për qytetarët dhe bizneset;
  • Përmirësimin e aksesit në shërbime dhe të cilësisë së ofrimit të tyre;
  • Shtimin e numrit të qytetarëve/ bizneseve të kënaqur me shërbimet publike
  • Uljen e korrupsionit, rritjen e efiçencës, transparencës dhe llogaridhënies në lëvrimin e shërbimeve.

Standardi i ri në ofrimin e shërbimeve publike është arritur nëpërmjet thjeshtimit dhe standardizimit të procedurave administrative, digjitalizimit të shërbimeve, ngritjes së sistemeve të Teknologjisë̈ së Informacionit, zgjerimit të hapësirave për marrjen e informacionit të shpejtë dhe të saktë për shërbimet nga qytetarët. Me qëllim arritjen e objektivit të saj kryesor për të qënë sa më afër qytetarit/biznesit ADISA ka krijuar paketat informuese për shërbime të ndryshme, të institucioneve të ndryshme, të kategorizuara sipas disa nga ngjarjeve jetësore më të rëndësishme, si: lindja, ndryshimi i vendbanimit, ndërtim i ri, biznes i ri, të huaj në Shqipëri, aplikimi për pasaportë biometrike, arsimi, punësimi, automjetet, aftësitë ndryshe, pensioni dhe vdekja. Në këtë mënyrë, qytetarët do të kenë akses në informacion mbi procedurat për aplikim, dokumentacionin, afatin, tarifat dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm mbi shërbimet publike.

Memorandum Bashkëpunimi për bashkërendimin e punës për shtimin e shërbimeve pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës ndërmjet Dhomës së Biznesit të Diasporës Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA)
Për më shumë klikoni këtu ►►►

Support