Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), ofron mbështetje dhe shërbime për investitorët e huaj në Shqipëri, sipas procedurës më poshtë.
Procedura e Aplikuar
- Investitor/Investim Strategjik procedurë e asistuar
- Investitor/Investim Strategjik procedurë e veçantë
- Procedura e aplikimit dhe dokumentat e kërkuara përcillen në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve
Kur aplikimi paraqitet nga investitori propozues i projektit kërkesa shoqërohet me planin e biznesit të investimit, si dhe informacion mbi:
- Identiteti i investitorit dhe i partnerëve të tij;
- Përshkrimi i detajuar i projektit të investimit;
- Përshkrim i detajuar i punëve që do të realizohen dhe shërbimeve që do të ofrohen sipas projektit investues;
- Analizë e detajuar e afateve kohore që do të duhen për të realizuar projektin investues, si dhe fazat e realizimit të tij;
- Përshkrimi i karakteristikave të investimit që i referohen specifikisht zhvillimit të teknologjive të reja dhe mbrojtjes së mjedisit
- Analizë financiare e të gjithë projektit investues si dhe analizë e shpenzimeve financiare që do të nevojiten për realizimin e çdo faze të projektit;
- Analizë e detajuar mbi impaktin që punët dhe shërbimet e projektit mund të kenë mbi mjedisin dhe në planet urbanistike;
- Analizë e detajuar e impaktit ekonomik dhe social të pritshëm nga realizimi i projektit investues;
- Analizë e përfitimeve me interes publik që parashikohet të ketë shteti shqiptar nga realizimi i projektit;
Procedura e Aplikimit
Memorandum Bashkëpunimi për bashkërendimin e punës për shtimin e shërbimeve pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës ndërmjet Dhomës së Biznesit të Diasporës Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA)
Për më shumë klikoni këtu ►►►