0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

“MëndjeArtët 2021”

“Dhoma e Biznesit të Diasporës”, në bashkëpunim me “Unionin e Sipërmarrësve të Rinj” dhe me mbështetjen e “Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës” organizuan ditën e djeshme aktivitetin e ndarjes së çmimeve “Mendje Artët 2021” (Bright Minds – Albanian Awards Entrepreneurship).

Fjalën hyrëse e mbajti Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës, Ardian Lekaj, i cili falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët për mundësimin e këtij aktiviteti. Gjithashtu akivitetin e nderoi me praninë e tij edhe Ministri i shtetit për Diasporës, Z. Pandeli Majko.

Cmimi për investimin më të mirë të Diasporës u njoftua nga Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i cili përgëzoi organizatoret dhe shprehu konsideratën për të gjithë të nominuarit, për idetë novatore në biznes, investimet e guximshme, shtrirjet në tregjet ndërkombëtare, aplikimin e teknologjise se informacionit dhe cdo arritje ekonomike te tyre “made Albanian”.

Pjesë e eventit “Mendje Artët 2021” ishin shumë sipërmarrës të cilët ishin bërë pjesë e këtij konkursi dhe arritën të vlerësohen me çmimin simbolik.

Në këtë aktivitet u vlerësua me çmimin e rëndësishëm “Media e vitit” portali “Gazeta Diaspora Shqiptare”, për punën e përkushtuar në pasqyrimin e të gjitha lajmeve që lidhen me Diasporën shqiptare. Çmimin e tërhoqi drejtuesja  e “Gazeta Diaspora Shqiptare”, Yllka Lezo.  Drejtuesja Lezo falenderoj në mënyrë të veçantë mbi një milion lexues të gazetës në Diasporë që kanë mirëpritur këtë platformë dhe I besojnë çdo ditë për t’u informuar mbi gjithçka ndodh në Diasporë.

Në këtë aktivitet u promovuan dhe vlerësuan për arritjet e suksesshme gjatë periudhës së vështirë të pandemisë, risitë dhe idetë novatore në biznes, investimet e guximshme, efikasitetin e përshtatjes, shtrirjet në tregjet ndërkombëtare, aplikimin e teknologjisë së informacionit, ngritjen e standardeve e shumë arritje të tjera dhe jo vetëm shumë sipërmarrës, mes tyre dhe shumë të rinj.

Sipërmarrësit që morën çmimet shprehën falenderime për vleresimin si një motivim social për të kërkuar dhe ofruar më të mirën nga sipërmarrjet e tyre.

No Posts Found!