Asamble e Anëtarëve

Organi më i lartë vendimmarrës i Dhomës është Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të saj. Nëse numri i anëtarëve të Dhomës, kalon pragun e 50 anëtarëve, anëtarët e Dhomës delegojnë përfaqësimin e interesave të tyre në Dhomë, te një përfaqësi, sipas sektorëve ekonomikë, në përpjesëtim me numrin e anëtarëve, që secili sektor ekonomik ka në Dhomë. Sektorët ekonomikë ndahen në: industri nxjerrëse, manifakturë dhe shërbime. Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve mblidhet me pjesëmarrjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve, dhe vendos me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të pranishëm

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve mund të krijojë organizma të tjerë vendimmarrës, ekzekutivë ose këshillimorë. Ndër kompetencat e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve përmendim: vendos për pranimin e anëtarëve të rinj; përcakton fushat dhe programet e veprimtarisë, si dhe mbikëqyr e kontrollon rregullisht realizimin e tyre; mbikëqyr veprimtarinë e Dhomës; krijon komitete të posaçme; miraton aktet më të rëndësishme në lidhje me buxhetin e Dhomës dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm.