Paketa Incentivuese

Sistemi ligjor dhe tatimor në Shqipëri synon krijimin e një klime  mikpritëse ndaj investimeve, duke ofruar një sërë avantazhesh në favor të realizimit të tyre. Këto avantazhe përfshijnë, midis të tjerash:

    • Lehtesira fiskale për importin e makinerive dhe lëndëve të para, heqja e TVSH-s për importin e makinerive dhe pajisjeve që përdoren për qëllime investimi
    • Mbartja për 3 vjet e humbjeve fiskale, veçanërisht e rëndësishme për investimet Greenfield, që paraqesin projekte investimi të shtrira në kohë
    • Incentiva për TEDA. Mallrat shqiptare që hyjnë në TEDA përjashtohen nga taksa e TVSH dhe detyrimet doganore
    • Incentiva jo-fiskale, për nxitjen e punësimit duke rritur shpenzimet e njohura për kualifikimin e personelit dhe kërkim zhvillim
    • Incentiva sektoriale si paketa Fason, fond mbështetje për SME-të, programet për bizneset start-up, fondi i punësimit apo subvencionet në bujqësi
    • Skema “Kontrata 1 Euro”
    • Fondi i Konkurrueshmërisë
    • Fondi i Ekonomisë Kreative
    • Fondi Start Up
    • Fondi për Inovacionin

Për një pasqyrim të plotë të lehtësirave dhe incentivave sektoriale mund të lexoni broshurën “Bring your business to Albania”, e cila mund të aksesohet nëpërmjet linkut të mëposhtëm:

Bring your business to Albania