Blog

Panairi Ndërkombëtar nga Klik Ekspo Group do organizohet në datat 27 deri ne 30 nentor 2021, në Pallatin e Kongreseve

Këtë vit Panairi Ndërkombëtar nga Klik Ekspo Group do organizohet në datat 27 deri ne 30 nentor 2021, në Pallatin e Kongreseve.
Në këtë edicion Klik Ekspo Group po opton për një formulë hibride, që ndërthur ekspozimin në hollet tradicionale me viziten e Trade-Operatorit nga platformat virtuale, që kthen auditorin në sallë perballe prezantuesve online, që gërsheton vëzhgimin 360 grade të produktit të ekspozuar si në stendë ashtu dhe në ekran, por koncepti primar është ai fizik i ekspozimit në menyre tradicionale. Thelbi konceptual i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës do të përshkoje sektorë, që synojnë argumente ekonomike e gjeografike, që bëJnë bashkë sipëmarrës dhe investitorë ashtu si në gati tre dekadat e fundit.
· Sektoret me hapa te ngadalesuar gjate pandemise si turizmin dhe udhetimet, artin dhe muziken, ngjarjet dhe eventet sociale, shoqerore dhe argetuese, SME dhe artizanët, ky edizion i 27 i Panairit te Tiranes, synon qe t’i sjelle ata ne nje pozicion/podium te merituar:;
· Sektoret ne frontin e pare: shendetesia dhe mjekësia, emergjencat civile, siguria ushqimore, kujdesi ndaj klientit pavarësisht nga profili i ndermarrjes, teknologjia e informacionit dhe zgjidhjet e reja te efektshme te komunikimit;
· Ndertimi, energjia, punet publike, transporti, sektore gjithnje te etur per marketing dhe vetedijësim, si dhe sektore te tjere per te cilat qeveria shqipetare ka politika mikepritese
· Me leitmotivin “Ballkani pa Kufij Ekonomike”, Galeria e Shteteve, do te risjelle Pavijonet Shteterore te Ballkanit por jo vetem.
Edicioni i ketij viti, do te vije nen nje drite te re edhe gjeopolitike, duke e vene edhe njehere Shqiperinë ne pozicionin e katalizatorit te ndryshimeve dhe te permiresimeve në Rajon.
· Vizitori i zgjedhur, profesionist dhe efikas, i cili nuk largohet nga panairi pa një feedback biznesi, vendas dhe gjithashtu ndërkombëtar.

Post a comment