Për Dhomën e Biznesit të Diasporës
Projekti: “Për Dhomën e Biznesit të Diasporës – Krijimi dhe Nxitja e Investimeve të Diasporës në Shqipëri”
Vendi i zbatimit: Shqipëri
Fusha tematike: Angazhimi i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, rrjetëzimi dhe mobilizimi nëpërmjet mekanizmave të rinj për nxitjen e sipërmarrjes dhe promovimi i tyre si faktor ndikues në zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë
Kohëzgjatja e projektit: 28 muaj
Financuar nga buxheti i shtetit me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 514, datë 19.07.2019
GRUPET E SYNUARA
⫸ Bizneset Shqiptare në Diasporë
⫸ Bizneset në Shqipëri
PËRFITUESIT KRYESORË
⫸ Sipërmarrës të Diasporës dhe vendas
⫸ Institucionet publike (Qendrore dhe Vendore)
⫸ Studentë të universiteteve publike dhe private
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I PROJEKTIT
“Angazhimi i Diasporës shkencore shqiptare dhe profesionistëve të kualifikuar, përmes zbatimit të strategjive, me qëllim gjenerimin e transformimeve ekonomike dhe sociale në Shqipëri”
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM
“Asistim dhe mbështetje në ngritjen dhe instalimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës si mekanizëm për angazhimin e Diasporës në nxitjen e investimeve dhe sipërmarrjeve, lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e profilit të investimeve në Shqipëri”
OBJEKTIVAT SPECIFIKË
⫸ Organizimi dhe rrjetëzimi i bizneseve të Diasporës
⫸ Nxitja dhe inkurajimi i sipërmarrjeve nga bizneset shqiptare të Diasporës në Shqipëri për të krijuar vende të reja pune dhe për të rritur zhvillimin ekonomik
⫸ Advokim për përmirësimin e politikave në kuadër të lehtësimit të tregtisë dhe investimeve të Diasporës në Shqipëri
REZULTATET E PRITSHME
Rezultati 1
⫸ Asistim dhe mbështetje në ngritjen e Dhomës së Biznesit të Diasporës
⫸ Krijimi i regjistrit të bizneseve të Diasporës
Rezultati 2
⫸ Përmirësimi i rrjetëzimit midis bizneseve të Diasporës dhe atyre vendase
⫸ Mentorimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri nga Bizneset Shqiptare të Diasporës
⫸ Kanalizimi i kapitalit për investime të Diasporës në nivel lokal
Rezultati 3
⫸ Konsulencë financiare dhe ligjore për zhvillimin e biznesit në Shqipëri për sipërmarrësit dhe start-up të Diasporës
Rezultati 4
⫸ Promovimi i programeve të shkëmbimeve studentore për zhvillimin e kapitalit njerëzor në sektorët kyç të ekonomisë
Rezultati 5
⫸ Krijimi i urave të komunikimit midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve për nxitjen e punësimit
AKTIVITETET KRYESORE
Aktiviteti 1
⫸ Mbështetja në ngritjen e Dhomës së Biznesit të Diasporës
Aktiviteti 2
⫸ Forumi i Sektorit privat: “Fuqia e Diasporës, lidhja e komuniteteve dhe bizneseve për zhvillim. Përparësitë e të bërit biznes në Shqipëri”
Aktiviteti 3
⫸ Ekspertizë rreth infrastrukturës e të bërit biznes dhe hapjen e start-up-eve nga Diaspora në Shqipëri
Aktiviteti 4
⫸Tryezë e rrumbullakët me Universitetet publike dhe private për përfshirjen e kapaciteteve studentore në kërkesat për punësim të bizneseve të Diasporës dhe vendase
Aktiviteti 5
⫸Dita e karrierës – Diaspora për punësim
Grupi i punës në projekt: Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës në bashkëpunim me target grupet e projektit dhe institucionet e tjera relevante në projekt
MONITORIMI DHE VLERËSIMI
Projekti do të monitorohet dhe vlerësohet duke përdorur vlerësuesit sasiorë dhe cilësorë.
VAZHDIMËSIA
Pas afatit 3 vjeçar, vazhdimësia e projektit synon të realizohet përmes kuotave të anëtarësimit të bizneseve shqiptare të Diasporës në Dhomën e Biznesit për Diasporën në Shqipëri si dhe përthithjen e fondeve nga donatorë të tjerë brenda dhe jashtë vendit.
PËRFITUESIT, PARTNERËT DHE KOORDINIMI:
⫸ Sipërmarrës të Diasporës dhe sipërmarrës vendas apo në rajon
⫸ Institucione publike (Qendrore dhe Vendore)
⫸ Studentë të universiteteve publike dhe private
DUKSHMËRIA / VIZIBILITETI
⫸ Publikim në portalin e dedikuar Dhomës së Biznesit të Diasporës;
⫸ Publikim në mediat kombëtare dhe lokale mbi zhvillimin e aktiviteteve kryesore të projektit;
⫸ Krijimi i materialeve vizuale (video dhe albume fotografike) gjatë aktiviteteve, të cilat do të shërbejnë si materiale promovuese për projektin;
⫸ Përdorimi i rrjeteve sociale (facebook, tëitter, youtube) për promovimin e aktiviteteve kryesore.