0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

“Periodik II 2019, Diaspora Shqiptare” Analiza Dhe Studime

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Në muajin Dhjetor 2019, u publikua “Periodik II 2019, Diaspora Shqiptare” Analiza dhe Studime. Ky është një publikim i Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, i cili botohet çdo gjashtë muaj dhe është publikimi pasardhës i Periodikut I.

Në botimin e parë të Periodikut, u prezantua projekti “Diaspora për Zhvillim”, aspekte ekonomike dhe analiza mbi Diasporën shqiptare.

Vëllimi i dytë informon më tepër mbi aspektet ekonomike të Diasporës shqiptare, çështjet e politikave gjuhësore në shkollat e komunitetit shqiptar në Diasporë si dhe sjell një përmbledhje të kontributeve të Diasporës dhe migrimit në konferencën “Kërkimi shkencor në hapësirën mbarëshqiptare dhe roli i Diasporës shkencore”.

Ky botim periodik vjen me një risi pasi prezantohen dy projektet e reja në zbatim nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, të cilat janë Projekti “Për Dhomën e Biznesit të Diasporës – Krijimi dhe nxitja e investimeve të Diasporës në Shqipëri” dhe projekti “Diaspora shkencore si një faktor ndryshimi në procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë”.

Botimin e plotë mund ta lexoni në link-un e mëposhtëm:

Për më shumë klikoni këtu ►►► 

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

No Posts Found!