Blog

Përse të Anëtarësohesh?

Anëtarësimi pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës ofron mundësinë për të qenë pjesë e një rrjeti të gjerë biznesesh shqiptare brenda dhe jashtë vendit.
Fokusi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, është tek krijimi i stimujve të zhvillimit ekonomik, për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke mundësuar investime në Shqipëri apo tregje të reja për bizneset shqiptare në të gjithë botën, duke ofruar partneritete ekonomike dhe tregtare midis tyre.

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, u ofron bizneseve dhe investitorëve mbështetje për zbatim efektiv mbi biznesin, të fokusuar, por pa përjashtuar sektorë të tjerë, në: Bujqësi, Turizëm dhe Agri-turizëm, Manifaktura, Energji-Miniera, Transporti dhe Infrastruktura.

Ky rrjet do të mundësojë bashkëpunimin midis bizneseve dhe sipërmarrjeve shqiptare të ngritura në Shqipëri dhe Diasporë dhe do të nxisë investimet, partneritetet ekonomike dhe tregtare midis palëve.
Dhoma e Biznesit të Diasporës është një strukturë e re, krijuar me qëllimin për të asistuar dhe mbështetur sipërmarrësit shqiptar nga Diaspora, të cilët dëshirojnë të investojnë në vendlindjen e tyre. Ekspertët e Dhomës së Biznesit të Diasporës do të asistojnë në mënyrë individuale secilin investitor, për procedurat juridike dhe financiare në mënyrë që të lehtësojnë procesin e investimit të tyre në Shqipëri.