Blog

Prezantimi i Programit Connect Albania për Italinë e Jugut

Programi Connect Albania u prezentua në takimin e tij të tretë on-line në datën 12 Mars 2021. Përveç fushave kryesore të interesit të prezantuara – prodhimi dhe shërbimet e kualifikuara në sektorin e shëndetësisë – eventi u fokusua edhe në adresimin e pyetjeve të ngritura nga Diaspora Shqiptare nga ana e IOM Shqipëri dhe nga Connect Albania.

Në takim morren pjesë Z. Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diapsorën; Zj. Alma Jani, Drejtuese e Misionit të IOM në Shqipëri; Zj. Vasilika Vjero, Zv. Ministre e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë; Z. Armand Skapi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme; Z. Endri Xhaferaj, Zyrtar i Programit të AICS Tiranë; Zj. Manoela Lussi, Menaxhere e Programit të Diasporës të IOM Shqipëri; anëtarë të stafit të Programit Connect Albania. Gjatë eventit, Sipërmarës të Suksesshëm të Diasporës Italiane dhe Shqiptare dëshmuan për punën e tyre. Eventi u moderua nga gazetari i mirënjohur i Diapsorës Shqiptare, Z. Arber Agalliu.

“Anëtarët e Diapsorës Shqiptare të cilët do të bëhën Agjentë Zhvillimi në kuadër të Connect Albania do të ofrojnë asistence për sipërmarrësit e huaj nëse ata do të hapin ose zgjerojnë bizneset e tyre në Shqipëri”, nënvizoi Zj. Jani gjatë takimit.

Ndërsa Z. Majko shtoi se “Connect Albania tashmë ka hyrë në një faze mjaft të rëndësishme dhe praktike duke pranuar kërkesa nga Diapsora Shqiptare për tu bërë Agjentë Zhvillimi”.

“Agjentët e Zhvillimit forcojnë lidhjen midis Diasporës Shqiptare dhe vendit të tyre të origjinës dhe sidomos të rritjes së pranisë të sipërmarrësve italianë në Shqipëri duke sjelle rritje të punësimit”, tha Z. Skapi.

Eventi i tretë on-line krijoi mundësi për Agjentët e Zhvllimit potencialë që të kenë një kuptim më të plotë të mekanizmave dhe kritereve përzgjedhëse se si mund të bëhesh Agjent Zhvillimi si edhe detajeve të tjera të Programit Connect Albania të cilat u trajtuan plotësisht gjatë diskutimeve.

Duke diskutuar për rolin e Agjentëve të Zhvillimit, Z. Xhaferaj tha se “imazhi i diapsorës është shumë dimensional duke i lidhur vendet nga pikpamja profesionale, kulturore, shoqërore dhe ekonomike”.

Zj. Vjero përgëzoi IOM në Shqipëri për këtë inisiativë kaq të rëndësishme për vendin dhe siguroi mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

Connect Albania është pjesë e Programit të IOM Albania “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” me kontributin financiar dhe mbështetjen e Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Shtetit për Diasporën, si dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencisë Italiane të Bashkëpunit për Zhvillim (AICS) në Tiranë.