Blog

Prezantohet platforma “Connect Albania”

Në 18 Dhjetor 2020, në Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve dhe Ditën Kombëtare të Diasporës prezantohet platforma, “Connect Albania”. Ky është një model i njohur ndërkombëtar për vendet me Diasporë të konsiderueshme. “Connect Albania” është një program i ri i cili do të përdoret në Shqipëri dhe po prezantohet në një takim online të organizuar nga Zyra e IOM në Tiranë, në kuadrin e Programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë”. I pranishëm në aktivitetin promovues ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko tha se ky projekt i jep më shumë ngjyrë ditës kombëtare të Diasporës, duke e konsideruar një vlerë të shtuar për Diasporën shqiptare.

“Ky është një projekt që pa diskutim krijon një cilësi të veçantë përsa i përket dhe marrëdhënies politike dhe shtetërore me diasporën shqiptar,  e mendoj si një vlerë e shtuar”, tha z. Majko.

Programi “Connect Albania” i cili do të funksionojë pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare do të angazhojë si Agjentë Zhvillimi anëtarët e Diasporës Shqiptare në të gjithë botën, me një fokus të veçantë fillimisht në diasporën Shqiptare e cila jeton në Itali.

Post a comment