0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

“Principe di Corleone” pranë prodhuesve të verës shqiptare/ B2B – Ditën e enjte, 2 shtator 2021, ora 10:30, platforma zoom!

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Në kuadër të fazës së tretë të zbatimit të projekti “Angazhimi i Diasporës në transferimin e njohurive bujqësore në Shqipëri” me mbështetjen financiare të IOM Albania, Dhoma e Biznesit e Diasporës Shqiptare, në partneritet me Shoqatën e Kultivuesve Italianë (AIC) organizojnë takimin B2B online të fokusuar në sektorin e vreshtarisë.

Dhoma e Biznesit te Diasporës duke vlerësuar kapacitet prodhuese dhe përpunuese të sektorit të vreshtarisë në vend, të favorizuara nga klima mesdhetare, tradita e kultivimit të hardhisë me variete të shumta, teknikat e prodhimit të nënprodukteve dhe ndikimin ekonomik që sjell çdo përmirësim në secilën apo të gjitha hallkat e zinxhirit deri në produktin final, mundëson ofrimin e ekspertizës dhe arritjeve të një prej sipërmarrjeve familjare më të konsoliduar dhe të suksesshme të sektorit të vreshtarisë në Italinë e Jugut “Princile di Corleone” (https://www.principedicorleone.it/en/). Verërat “Principe di Corleone” bëhen në kantinën e verës në Contrada Malvello, afër Monrealit në provincën e Palermos. Barelat e moçme të lisave të çmuar sllovenë dhe vozat franceze lejojnë që vera të piqet dhe të vjetërsohet duke u pasuruar. Prej më shumë se një shekulli, teknologjitë moderne të prodhimit aplikohen të harmonizuara me rregullat e traditës dhe përvojën e njerëzve që punojnë në kantinën e verës duke e shndërruar atë në një mjedis magjepsës dhe të pasur me histori. Në ketë takim me bizneset vendase të vreshtarisë, ekspertët e “Principe di Corleone” do të ndajnë ekspertizën e tyre shekullore në trajtimin e çështjeve esenciale të procesit të prodhimit, teknikave dhe teknologjisë së përdorur krahas elementeve specifikë të trajtimit dhe ruajtjes së verës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”14374,14375″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

No Posts Found!