Procedura e Aplikuar

“Investitor/Investim Strategjik procedurë e asistuar”

“Investitor/Investim Strategjik procedurë e veçantë”

“Procedura e aplikimit dhe dokumentat e kërkuara përcillen në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve”

  • Kur aplikimi paraqitet nga investitori propozues i projektit kërkesa shoqërohet me planin e biznesit të investimit, si dhe informacion mbi:

    • Identiteti i investitorit dhe i partnerëve të tij;
    • Përshkrimi i detajuar i projektit të investimit;
    • Përshkrim i detajuar i punëve që do të realizohen dhe shërbimeve që do të ofrohen sipas projektit investues;
    • Analizë e detajuar e afateve kohore që do të duhen për të realizuar projektin investues, si dhe fazat e realizimit të tij;
    • Përshkrimi i karakteristikave të investimit që i referohen specifikisht zhvillimit të teknologjive të reja dhe mbrojtjes së mjedisit
    • Analizë financiare e të gjithë projektit investues si dhe analizë e shpenzimeve financiare që do të nevojiten për realizimin e çdo faze të projektit;
    • Analizë e detajuar mbi impaktin që punët dhe shërbimet e projektit mund të kenë mbi mjedisin dhe në planet urbanistike;
    • Analizë e detajuar e impaktit ekonomik dhe social të pritshëm nga realizimi i projektit investues;
    • Analizë e përfitimeve me interes publik që parashikohet të ketë shteti shqiptar nga realizimi i projektit;

     

    Procedura e Aplikimit