Biznes i Ri

Kjo paketë i dedikohet sipërmarrësve të cilët duan të hapin një biznes të ri, duke ofruar informacion të detajuar mbi të gjitha procedurat për regjistrimin dhe zhvillimin e tij. Procedura për hapjen e një biznesi fillon me aplikimin për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe vijon me deklarimin në organet përkatëse tatimore, të punësimit, sigurimit të punonjësve, reklamimit të biznesit, si dhe pajisjes me lejet përkatëse, sipas rastit.

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)

  • Aplikimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT)

  • Deklarata e të punësuarve
  • Deklarimi i librave të shitjes dhe blerjes
  • Listëpagesa e Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore

Dokumentat që duhen të paraqiten sipas kartelës informative:

*Kartelë Informative

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI)

  • Regjistrimi i markës
Me anë të këtij shërbimi subjektet e interesuara mund të mbrojnë markat tregtare.

Dokumentat që duhen të paraqiten sipas kartelës informative:

*Kartelë Informative

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)

  • Autorizim për vendosjen e reklamave kundrejt pagesës
Në rast se subjektit i nevojitet të vendosë reklama jashtë brezit të rezervuar të aksit rrugor është i detyruar të pajiset me autorizim për vendosjen e reklamës.
  • Autorizim për hyrje – dalje në akset kombëtare
Çdo subjekt qe ushtron aktivitet përgjatë një aksi nacional duhet te pajiset me Autorizim për hyrje-dalje.

Dokumentat që duhen të paraqiten sipas kartelës informative:

*Kartelë Informative

Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP)

  • Regjistrim i punëdhënësit

Regjistrimi i punëdhënësit/ndërmarrjes është parakusht për të regjistruar vendin e lirë të punës me synim gjetjen e kandidatëve të përshtatshëm për plotësimin e tyre apo për përfitim nga programet e nxitjes së punësimit.

  • Regjistrimi i vendit të lirë të punës

Subjektit gjithashtu i nevojitet që të bëjë regjistrimin e vendit të lirë të punës. Ky shërbim synon të ndihmojë punëdhënësin për deklarimin e të dhënave për vendet e lira të punës në përputhje me detyrimet ligjore për dhënien e informacionit për tregun e punës dhe nxitjen e punësimit.

Dokumentat që duhen të paraqiten sipas kartelës informative:

*Kartelë Informative

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP)

  • Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP)

Regjistrimi i akteve me të cilat krijohet një shoqëri apo një subjekt tjetër i së drejtës që ka në pronësi pasuri të paluajtshme apo gëzon të drejta të tjera. Subjekti duhet të regjistrojë titullin në emër të shoqërisë apo të subjektit.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV)

  • Regjistrimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore

Pas regjistrimit të Biznesit në QKB, brenda një afati 10 ditor nga pajisja me NIPT, aplikanti duhet të paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, me qëllim regjistrimin për efekte fiskale.

Subjekti privat i autorizuar për shitjen e Kasave Fiskale

Tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të fusin dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor. Për këtë arsye, tatimpaguesit e shitjeve me pakicë, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun, duhet të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kupona tatimorë për çdo transaksion.

Në kuadër të digjitalizimit të shërbimeve publike që nga 01.01.2020 shumë nga këto shërbime po ofrohen nëpërmjet portalit qeveritar e – Albania duke mundësuar kështu një shërbim më të thjeshtë dhe më të shpejtë në kohë, për qytetarin apo biznesin.

Procedura për të aplikuar këto shërbime tek e – Albania është si mëposhtë:

Regjistrimi në portalin e – Albania si individ apo biznes.

Si fillim bëhet identifikimi apo regjistrimi nëpërmjet Numri Personal në kartën e identitetit të shtetasve dhe fjalëkalimit (apo duke vendosur nje fjalëkalim të ri në rast regjistrimi për herë të parë). Dhe më pas duke u identifikuar apo regjistruar tek seksioni “Hapësira ime” si biznes nëpërmjet NIPT-it dhe duke vendosur fjalëkalimin.

Regjistrim fillestar i biznesit

Shërbimi i “Regjistrimit fillestar të biznesit” ofron mundësinë e regjistrimit online nëse kërkohet ushtrimi i një veprimtarie tregtare. E-Albania mundëson disa lloje aplikimesh:

  • Regjistrim fillestar të biznesit (Person Fizik)
  • Regjistrim fillestar të biznesit (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar)
  • Regjistrim fillestar të biznesit (Shoqëri Aksionare)
  • Regjistrim fillestar të biznesit (Degëve ose Zyrave të Përfaqësimit të Shoqërive të Huaja)

Aplikim për regjistrimin e punëdhënësit

Ky shërbim u vjen në ndihmë punëdhënësve për t’u regjistruar si të tillë, pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe për këtë shërbim nuk është i nevojshëm asnjë dokumentacion shoqërues.

Aplikim për regjistrimin e punëdhënësit

Ky shërbim u vjen në ndihmë punëdhënësve për t’u regjistruar si të tillë, pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe për këtë shërbim nuk është i nevojshëm asnjë dokumentacion shoqërues.

  • Hapat e procedures:

    – Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
    – Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim në programet e nxitjes së punësimit”;
    – Për të krijuar një aplikim të ri, shtypni butonin “Aplikim i ri”;
    – Plotësoni fushat e nevojshme të kërkuara në formular (fushat që merren me ndërveprim me sistemin e QKR-së, plotësohen automatikisht);
    – Dërgoni aplikimin duke shtypur butonin “Dërgo”;

Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) njoftohet për ardhjen e aplikimit të ri dhe pas shqyrtimit  të aplikimit njofton aplikantin nëse aplikimi është pranuar apo refuzuar (së bashku me arsyetimin përkatës). Dhe në rastin kur aplikimi është pranuar, atëherë specialisti i SHKP-së i dërgon aplikantit të dhënat përkatëse të regjistrimit të tij pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit

U mundëson qytetarëve të marrin informacion online rreth kontributeve të deklaruara dhe paguara nga punëdhënësit. Ky shërbim ofron të dhëna duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2011. Dokumentet e nevojshëm për të marrë këtë shërbim janë kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëmpër t’u loguar në portalin e-Albania).