Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Ekonomik dhe Social të Shqipërisë

Diaspora Shqiptare përbën një potencial të madh për zhvillimin e Shqipërisë dhe sfida për palët e interesuara është krijimi i një mjedisi që nxit dhe mbështet angazhimin e Diasporës Shqiptare në zhvillimin e vendit të origjinës. Objektivi i këtij programi është të kontribuojë në rritjen e angazhimit të Diasporës Shqiptare në zhvillimin e Shqipërisë.

Programi i Diasporës në Shqipëri zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri, Agjencia e Migracionit e KB, me financim nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS) në koordinim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë përmes Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Në ndjekje të këtij objektivi, programi zbaton tre komponentë:

Komponenti i parë: 

Komponenti i parë përqendrohet në mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë për të zbatuar një qasje gjithëpërfshirëse drejt angazhimit të Diasporës Shqiptare për zhvillim të qëndrueshëm në përputhje me kornizën e përgjithshme të politikës. Aktivitete të ndryshme, të tilla si, ndërtimi i kapaciteteve dhe mbështetja e infrastrukturës fizike për institucionet e krijuara nga Ministri i Shtetit për Diasporën, si dhe asistenca teknike për institucionet partnere. Vizitat studimore, trajnimet, të tilla, si TiT mbi Mbledhjen e Fondeve dhe Menaxhimin e Ciklit të Projektit, angazhimi i ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendorë mbi politikën e diasporës, janë disa shembuj konkretë të mbështetjes që Programi i Diasporës ofron për Qeverinë e Shqipërisë.

Komponenti i dytë: 

Komponenti i dytë përqendrohet në lehtësimin e angazhimit të Diasporës Shqiptare në zhvillimin e vendit të origjinës përmes njohurive dhe transferimit të aftësive. Aktiviteti “Hartimi dhe Profilizimi i Diasporës Shqiptare – Një sondazh ekonomik dhe social në 5 rajone italiane dhe pasqyrë e përgjithshme në Francë dhe Belgjikë” i zhvilluar si pjesë e këtij komponenti, është një mjet që do të përdoret si bazë për orientimin e zhvillimit dhe zbatimit të politikave, duke kontribuar në krijimin e një depoje të aftësive dhe njohurive të diasporës shqiptare. Ky komponent ofron gjithashtu mundësi të Bursave në Shqipëri për institucionet qeveritare për anëtarët shqiptarë të diasporës (përfshirë Arberesëth) në Itali, Francë dhe Belgjikë; Bursat në Itali, për Ambasadën Shqiptare në Romë, Konsullatat e Përgjithshme në Bari dhe Milano, për anëtarët e Diasporës Shqiptare në Itali (përfshirë Arberëshët); Bursat në Shqipëri për anëtarët e Diasporës Shqiptare në Itali (përfshirë Arberëshë), për të mbështetur zhvillimin territorial përmes Departamentit të Arkitekturës të Universitetit të Firences, Itali; Bursat për partnerët qeveritarë, veçanërisht për anëtarët shqiptarë të diasporës në Evropë, të cilët do të ofrojnë mbështetje për procesin e negociatave shqiptare.

Komponenti i tretë: 

Komponenti i tretë lehtëson angazhimin e Diasporës Shqiptare në zhvillimin e vendit përmes investimeve. Kjo arrihet nga Connect Albania, një mekanizëm inovator online që rrit investimet. Connect Albania lehtëson angazhimin e Diasporës Shqiptare që jeton në Itali në zhvillimin e vendit të tyre si Agjentë Zhvillimi për të tërhequr dhe rritur investimet e mundshme midis komunitetit shqiptar dhe italian përmes mekanizmit. Njësia Connect Albania është themeluar nën Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare (ADBC) për të mbështetur mekanizmin dhe Agjentët e Zhvillimit dhe, përmes tyre, investitorët.

Për më shumë informacion, kontaktoni iomtiranadiaspora@iom.int ose vizitoni www.albania.iom.int/diaspora