Blog

PROJEKTLIGJ “PËR MBËSHTETJEN DHE ZHVILLIMIN E STARTUP – EVE INOVATIVE”

Lutemi lexojeni me vëmendje projektligjin dhe relacionin e tij dhe dërgoni komentet/sugjerimet tuaja në adresën info@adbc.al.

Projektligji ka për qëllim krijimin i një kuadri rregullator dhe institucional i cili
mbështet dhe favorizon krijimin dhe zhvillimin e bizneseve të reja me potencial të lartë rritjeje, në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, të njohura botërisht si Startup-e Inovative, të cilat realizojnë ide, modele, produkte dhe procese të reja biznesi, të cilat sjellin risi dhe përmirësim të ndjeshëm në çdo fushë të ekonomisë.

Objektivat që synohen të arrihen përmes miratimit të këtij projektligji dhe zbatimit të tij janë:
– Përcaktimi i lehtësirave fiskale, programeve dhe masave që mbështesin Startup-et Inovative në fazën fillestare të biznesit (periudha e inkubimit) dhe krijimin e një eko-sistemi të favorshëm për to në Republikën e Shqipërisë;
– Organet shtetërore të cilat ngarkohen me detyrat dhe kompetencat për mbështetjen e Startup-eve Inovative;
– Përcaktimi i kritereve, rregullave dhe procedurat që zbatohen përcertifikimin, mbështetjen, vlerësimin dhe monitorimin e Startup-eve Inovative.

Post a comment