Përse të anëtarësohesh

Anëtarësimi pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës ju ofron mundësinë për të qenë pjesë e një rrjeti të gjerë biznesesh shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Ky rrjet do të mundësojë bashkëpunimin midis bizneseve dhe sipërmarrjeve shqiptare të ngritura  në Shqipëri dhe Diasporë, i cili ka për synim të nxisë investimet, partneritetet ekonomike dhe tregtare midis tyre.

Dhoma e Biznesit të Diasporës është një strukturë e re, krijuar me qëllimin për  të asistuar dhe mbështetur sipërmarrësit shqiptar nga Diaspora, të cilët dëshirojnë të investojnë në vendlindjen e tyre. Ekspertët e Dhomës së Biznesit  të Diasporës do të asistojnë në mënyrë individuale secilin investitor, për procedurat juridike dhe financiare në mënyrë që të lehtësojnë procesin e investimit të tyre në Shqipëri.