Pyetje & Përgjigje

Çfarë është koronavirus ose COVID-19?

Koronaviruset janë një familje e madhe e viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje te kafshët ose njerëzit. Disa koronaviruse konfirmohet nga OBSH, se shkaktojnë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes duke filluar nga ftohja e zakonshme deri te sëmundjet më të rënda apo akute, siç janë konfirmuar me parë, sëmundjet me sindromën e frymëmarrjes (MERS) dhe (SARS). Koronavirusi është virus i zbuluar së fundmi, si mutacion i së njëjtës familjeje virusesh, i cili u konstatua në dhjetor 2019 nga ku mori dhe emrin COVID-19.

Cilat janë simptomat e COVID-19?

Simptomat më të zakonshme të COVID-19 janë ethe, lodhje dhe kollë e thatë, dhimbje trupi dhe koke, dhimbje të fytit ose diarre. Këto simptoma janë zakonisht të buta dhe fillojnë gradualisht.

Disa njerëz infektohen por nuk shfaqin ndonjë simptomë, pra konsiderohen asimptomatik.  Sipas informacioneve të OBSH, shumica e njerëzve (rreth 80%) shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim të veçantë, por rreth 1 nga çdo 6 persona që marrin COVID-19 sëmuret rëndë dhe zhvillon vështirësi në frymëmarrje.

Si përhapet COVID-19?

Sëmundja mund të përhapet nga një person në një person tjetër, përmes spërklave që shpërndahen nga personi i prekur dhe që kalojnë në rrugët e frymarrjes së personit tjetër.

Për këtë arsye, distancimi sociali, larja e duarve, mos prekja e fytyrës pa larë duart, aplikimi i desinefektuesve në ambientet ku veprojmë apo përmes përdorimit të produkteve për njerëzit (xhel desinfektues), mbulimi I fytyrës me bryl në rast kollitjeje, tështime etj., duhen të konsiderohen nga çdo indvidi apo ndërrmarrje, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

A ekziston nje Protokoll Sigurie, si masë që duhet të marrë çdo biznes për parandalimin e përhapjes së COVID-19?

Po, janë përgatitur Protokolle Sigurie, të detyrueshme për t’u aplikuar nga të gjitha bizneset, me qëllim parandalimin e përhapjes së më tejshme të COVID-19. 
► UDHËZUES MBI PROTOKOLLET E MASAVE SIPAS KATEGORIVE TË BIZNESIT

A konsiderohet procedura HACCP, protokoll i zbatueshëm i sigurisë për Operatorët Ushqimorë?

Po, protokolli HACCP mban në vetëvete paketën Higjeno-Sanitare si dhe procedurat e lidhura me të, për të gjithë zinxhirin ushqimor. Pamvarësisht kësaj, një element i rëndësishëm i kësaj procedure është trajnimi i stafit, mbi praktikat dhe procedurat e protokollit HACCP, ndaj rekomandohet të ri-informohen dhe përditësohen punonjësit mbi Protokollin e Sigurisë, sipas udhëzimeve të Protokollit Jeshil dhe Protokollit HACCP të biznesit tuaj.

A duhet të marrë leje për punonjësit një biznes?

Të gjitha veprimtaritë e lejuara deri më tani, do të vazhdojnë të operojnë me lejet e marra sipas specifikave të konfirmuara. Veprimtaritë e reja që do të hapen, duke filluar nga e hëna 20/04/2019, duhet të aplikojnë tek portali e-albania për të marrë leje qarkullimi.

  1. Vizitoni portalin e-albania
  2. Vizitoni “ Regjistro një biznes”.
  3. Plotësoni të dhënat përkatë
  4. Përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”, pasi të jeni identifikuar në NUIS të bisnesit tuaj.
  5. “Dërgoni” kërkesën e gjeneruar, vërtetimi do të mbërrijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.

Aplikoni protokollet e përcaktuara për biznesin tuaj, sipas udhëzimeve
UDHËZUES MBI PROTOKOLLET E MASAVE SIPAS KATEGORIVE TË BIZNESIT

Si mund të sigurojmë klientët në dyqanet ushqimore në kohën e COVID-19?

Dyqanet ushqimore duhet të kujdesen, të krijojnë të paktën 1 metër distancë per vizitorët dhe të kujtojnë klientët për masat mbrojtëse, duke afishuar informacion të nevojshëm si:

Mbani distancë! Mos prekni sytë, gojën dhe hundën!

Nëse është e mundur, desinfektoni dorezat e karrocave të blerjes ose shportave para blerjes se çdo klienti, apo vendosni desinfektues pranë tyre, për të nxitur përdorimin e tyre nga përdoruesit.

Qetësoni klientët tuaj, me përditësimet më të fundit nga OBSH dhe afishoni: “Aktualisht nuk ka ndonjë rast të konfirmuar të COVID-19 të transmetuar përmes paketimit të ushqimit ose ushqimeve të papërpunuara”.

A mund të përhapet COVID-19 nëpër monedha dhe kartëmonedha?

Aktualisht nuk ka asnjë provë për të konfirmuar ose kundërshtuar që virusi COVID-19 mund të transmetohet përmes monedhave ose kartëmonedhave. Sidoqoftë, spërklat e shpërndara nga një person i infektuar mund të kontaminojnë dhe të vazhdojnë në sipërfaqe për një kohë jo shumë të gjatë. Lani duart rregullisht dhe tërësisht pasi prekni çdo sipërfaqe apo objekt që preket shpesh, përfshirë monedha ose kartëmonedha. Shmangni prekjen e syve, gojës dhe hundës, nëse duart tuaja nuk janë pastruar/larë me ujë e sapunë.

A është e sigurt të merrni një paketë nga çdo zonë ku COVID-19 është raportuar?

OBSH konfirmon se mallrat e eksportit janë të sigurta. Mundësia e një personi të infektuar që kontaminon mallra tregtare është e ulët dhe rreziku i kapjes së virusit që shkakton COVID-19 nga një paketë që është zhvendosur, udhëtuar dhe ekspozuar ndaj kushteve të ndryshme dhe temperaturat, është gjithashtu e ulët.