Blog

Qyteti im, Shqipëria jonë

Projekti “Qyteti im, Shqipëria jonë”, është iniciativë e Dhomës së Bisnesit të Diasporës Shqiptare për të gjeneruar të dhëna nga qytete të ndryshme të Shqipërisë të vyera për diasporën që dëshiron dhe mundet të investojë në sektorë të ndryshëm ekonomikë.
Projekti konsiderohet si platformë informative-promovuese, një nga mënyrat më interaktive të komunikimit në ditët e sotme.
Rrugëtimi i Dhomës në këtë projekt do të shoqërohet me prodhimin e video/dokumentarëve për secilin qytet të Shqipërisë që ofron interes për investitorët mbi sektorë të veçantë duke ndërtuar në këtë mënyrë edhe portofolin e një qyteti për shqiptarët si brenda vendit edhe në diasporë.

Në këtë mënyrë, do të ndërtohet një lidhje e qënësishme me diasporën në kuadër të maksimizimit të oportuniteteve që ofron tregu shqiptar e për t’i ofruar në standartin global. Në Shqipëri, ekziston një mungesë e madhe databaze në nivel vendor dhe qendror, ndaj ky projekt i zhvilluar në bashkëpunim me njësitë vendore, organizata të shoqërisë civile si dhe aktorë të tjerë lokalë, do të jetë në përfitim të komunitetit të gjerë për të luftuar disi asimetrinë e informacionit që ekziston në treg.

Partnerë të projektit: Elias Mazloum, Social Development Initiative

Aktorë të tjerë të përfshirë:

  • Njësi të Pushtetit Lokal
  • Organizata të Shoqërisë Civile
  • Zyra të shërbimit të punës
  • Degë të organizatave ndërkombëtare dhe të sipërmarrjeve në qytetin përkatës
  • Vullnetarë
  • Të tjerë
Support