Regjistri Publik i Agjentëve të Zhvillimit të Interesuar

Emri dhe mbiemri i Agjentit të ZhvillimitVendbanimi (Shteti)Çertifikimi  dhe/apo Titulli
Arbri MerkajItaliAgjent Zhvillimi i Interesuar
Geri CakoniItaliAgjent Zhvillimi i Interesuar
Ledion ZotajItaliAgjent Zhvillimi i Interesuar

Përse ju duhet një Agjent Zhvillimi për të investuar në Shqipëri?

Agjenti i Zhvillimit është konceptuar të shërbejë si mbështetja kryesore e investitorit të huaj i cili synon të investojë në Republikën e Shqipërisë. Nëpërmjet shërbimeve mbështetëse të ofruara nga Agjenti i Zhvillimit, investitori potencial lehtësohet në ndjekjen e procedurave administrative të zbatueshme për të ushtruar veprimtari ekonomike në Shqipëri.

Njësia e Programit Connect Albania, ka finalizuar me sukses procedurën e çertifikimit të tre Agjentëve të Zhvillimit të Interesuar (AZHI), duke mundësuar kështu nisjen e shërbimeve të ndërmjetësimit midis investitorëve potencial dhe AZHI.

Kontaktoni me Zyrën e Programit Connect Albania nëpërmjet adresës info@connect-albania.al për t’u lidhur me Agjentët e Zhvillimit të Interesuar dhe filloni të sigurt rrugëtimin tuaj drejt investimit në Shqipëri.