Regjistro një Biznes në Shqipëri

Nëse po planifikoni të investoni në Shqipëri, atëherë ne mund t’ju ndihmojmë. Connect Albania, një Mekanizëm inovator online, dhe Agjentët e Zhvillimit, anëtarë të Diasporës Shqiptare në Itali, do t’ju ofrojnë ndihmë profesionale për të themeluar dhe regjistruar një biznes në Shqipëri.
Në fakt, Mekanizmi Connect Albania ju mbështet për të vlerësuar mundësitë që Shqipëria i ofron biznesit tuaj duke siguruar informacion të saktë në lidhje me nevojat tuaja, përfshirë udhëzues për të bërë biznes në Shqipëri.Përmes Mekanizmit Connect Albania ju do të përfitoni nga procedura e standardizuar e përgatitur nga Njësia Connect Albania dhe IOM Albania.

Njësia Connect Albania, e cila shërben si një sportel / zyrë e Mekanizmit, do të mbështesë dhe ndjekë interesin e investitorit. Përmes Agjentit të Zhvillimit, Njësia lehtëson dhe koordinon të gjitha hapat dhe procedurat e nevojshme për investitorët e Diasporës Shqiptare dhe Investitorët Italianë. Agjentët e Zhvillimit shërbejnë si ndërmjetës ndërmjet Njësisë dhe investitorëve / bizneseve të mundshëm nga Italia në Shqipëri.

Nëse dëshironi të investoni në Shqipëri, kontaktoni një anëtar të Diasporës Shqiptare në Itali që ka statusin e Agjentit të Zhvillimit, i cili do të lehtësojë procesin e investimeve në Shqipëri. Nëse nuk keni ndonjë kontakt të anëtarëve të Diasporës Shqiptare në Itali, lidhuni me Njësinë Connect Albania për gjetjen e një Agjenti të Zhvillimit në: info@connect-albania.al

Përmet-©Arget-Toçila---Qershor
connect-albania-foto5