Blog

Rregullat dhe Procedurat për Biznes

Sektori i Energjisë dhe Industrisë Minerare, Procedurat dhe hapat që duhen ndjekur në institucionet përkatëse. Informacioni është përpunuar në bashkëpunim me ADISA.

Sektori Energjitik, si një ndër sektorët më të rëndësishëm të investimeve në vend, përfshin mjaft hapësira për biznesin për investim, të tilla si:

  • Energjia Elektrike – Ligji nr. 43/2015[1] “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” (Ligji 7-2018 dt. 15.02.2018[2], “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, për sektorin e energjisë elektrike”)

Ky ligj përpos qëllimit të garantimit të furnizimit me energji elektrike, njëkohësisht vendos dhe rregullat lidhur me krijimin dhe funksionimin e një tregu me strukturë konkuruese në tregun e energjisë elektrike, pjesëmarrjen në këtë treg, dhënien e autorizimeve/licencave për të zhvilluar veprimtarinë në këtë sektor si dhe integrimin e tregut shqiptar në atë rajonal dhe europian.

ERE, si institucioni rregullator në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror në Shqipëri në ushtrimin e aktivitetit të tij merr vendime të cilat janë të detyruara për zbatim nga të licencuarit që veprojnë në këtë fushë, përcakton rregullat e shqyrton kërkesat për përfshirjen e një aktori të caktuar, miraton tarifat, monitoron dhe kontrollon funksionimin e tregut të energjisë elektrike dhe detyron të licencuarit të ndërmarrin masa të nevojshme për nxitjen e konkurrencës efektive dhe sigurinë e funksionimit të tregut, kërkon informacion nga biznesi i licencuar lidhur me arritjen e rezultateve të përcaktuara duke monitoruar dhe kontrolluar mënyrën e realizimit të kërkesave, etj.

ERE lëshon licenca për disa veprimtari, ku për secilën prej tyre ekziton një licencë e veçantë dhe njëkohësisht përcaktohen dhe kushtet që duhet të përmbushen për marrjen e kësaj licence siç mund të përmendet: afati i vlefshmërisë, zonat ku do kryhet veprimtaria, siguria operative dhe qëndrueshmëria e pajisjeve, kërkesat lidhur me mbrojtjen e mjedisit, kërkesat financiare, etj.

Për më shumë klikoni këtu ►►►

Për më shumë klikoni këtu ►►►

 

 Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)

  1. Licencë për shërbime ekspertize dhe ose profesionale lidhur me burimet energjetike AL043031
    Për më shumë klikoni këtu ►►►

Mundësi Investimi për Veprimtari Industriale

Si një ndër sektorët më potencial për të investuar, industria e nxjerrjes dhe përpunimit të bakrit është parë si nga investitorët vendas dhe të huaj me synim shfrytëzimin kompleks dhe racional të lëndës së parë minerare, nëpërmjet përpunimit të plotë në vend deri në produkte finale tela e kabllo, me sinkronizim edhe riciklimin e mbetjeve metalike të bakrit e lidhjeve të tij, si një vlerë e shtuar për rritjen e të ardhurave, kontributit në GDP, eksport dhe punësim.

Për një informacion më të plotë për këtë ftesë për shprehje interesi, MEI ka përgatitur dokumentin bashkëlidhur:
Për më shumë klikoni këtu ►►►

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Minera (AKSEM)

  1. Dëshmi shpëtuesi AL042062
    Për më shumë klikoni këtu ►►►
  2. Dëshmi zjarrmëtari AL042063
    Për më shumë klikoni këtu ►►►
  3. Vendim për miratimin e projektit të depove të lëndeve plasëse AL042065
    Për më shumë klikoni këtu ►►►
  4. Vërtetim regjistrimi AL042066
    Për më shumë klikoni këtu ►►►

Autoriteti Kombëtar i Burimeve Natyrore (AKBN)

  1. Analiza fiziko-kimike të mineraleve AL042060
    Për më shumë klikoni këtu ►►►
  2. Hartim dhe dhënie studimi për projekt minerar AL042061
    Për më shumë klikoni këtu ►►►
  3. Akt verifikimi në terren brenda zonës minerare për përplasje me infrastruktura të tjera ose me leje të tjera minerare AL042059
    Për më shumë klikoni këtu ►►►