Blog

Rregullat dhe procedurat për biznes

Sektori i Industrisë Përpunuese, Procedurat dhe hapat që duhen ndjekur në institucionet përkatëse. Informacioni është përpunuar në bashkëpunim me ADISA.

Sektori i Industrisë Përpunuese

Industria përpunuese është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë, i cili përmbledh disa fusha të veprimtarisë. Bizneset të cilat operojnë në fushën e industrisë përpunuese pasi regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), aplikojnë pranë disa institucioneve për pajisen me lejet dhe liçensat të cilat u japin të drejtën të zhvillojnë aktivitetin në këtë fushë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjise është institucioni kryesor i cili ofron shërbimet për pajisjen e bizneseve të interesuara me leje dhe liçensa për këtë fushë të veprimtarisë. Për momentin ADISA nuk dispononon kartela informative të shërbimeve të ofruara nga ky institucion.

Përveç këtij institucioni, bazuar në VKM Nr. 538, datë 26. 05. 2009, ”Për licencat dhe lejet që trajtohen nga ose nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, e ndryshuar, për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë, ADISA në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), ka hartuar kartelat informative si më poshtë:

  1. Licencë për prodhim përpunim e shpërndarje me shumicë të ushqimeve   AL022016
    Për më shumë klikoni këtu ►►►
  2. Licencë për prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që nuk përdoren për ushqim   AL043027
    Për më shumë klikoni këtu ►►►
  3. Licencë për prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim    AL043028
    Për më shumë klikoni këtu ►►►
  4. Licencë për prodhimin e Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve AL043029
    Për më shumë klikoni këtu ►►►
  5. Licencë për prodhimin e produkteve të duhanit AL043030
    Për më shumë klikoni këtu ►►►
  6. Licencë për prodhim dhe/ ose tregtim të farave dhe fidanëve AL043025
    Për më shumë klikoni këtu ►►►
Support