Blog

Rregullat dhe procedurat për Biznes

Sektori i Turizmit dhe Mjedisit, Procedurat dhe hapat që duhen ndjekur në institucionet përkatë Informacioni është përpunuar në bashkëpunim me ADISA.

Turizmi

Sipas ligji nr.93/2015 “Për Turizmin”, qëllimi i të cilit, është promovimi i vendit nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të tij, rregullimin e marrëdhënieve mes Ministrisë apo çdo institucioni përgjegjës në mirëfunksionimin e këtij sektori shumë të rëndësishëm për vendin (siç p.sh.: KKSPT, AKT, AKB, Inspektoriatet, Njësitë e Qeverisjes Vendore, etj.) me një subjekt privat, i cili ka synimin të investojë në këtë fushë, hartimin e procedurave, planit të zhvillimit dhe parashtrimit të të gjitha kritereve dhe parimeve për marrjen e licencës (nëpërmjet QKB-së), si një akt administrativ për të operuar në këtë sektor sipas dispozitave të përcaktuara. Ky ligj ofron një nxitje konkuruese për biznesin duke ofruar një treg në rritje të vazhdueshme, kuadër ekonomik liberal dhe të përshtatshëm për të bërë biznes, siç është psh. sistemi i taksave që nuk bën dallim mes një investitori shqiptar dhe atij të huaj (apo që vjen nga jashtë), norma konkuruese të tyre, etj. Njëkohësisht edhe kuadri ligjor ka ardhur gjithnjë në përmirësim me qëllim gjithmonë tërheqjen e sa më shumë bizneseve duke krijuar kështu një habitat sa më të përshtatshëm për investime në këtë drejtim.

Si fillim, biznesi kryen rregjistrimin i tij nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), si institucioni i cili ofron shërbimet përkatëse për këtë qëllim dhe specifikisht për cdo objekt të caktuar biznesi, ku në rastin konkret për turizimin, ADISA pas marrëveshjes së bashkëpunimit me QKB-në, ka hartuar 2 kartela informative të tilla si:

Agjencia Kombëtare e Turizimit (AKT), ofrohet shërbimi, i cili i jep mundësi biznesit për aplikim për pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare Për më shumë klikoni këtu ►►►
duke i dhënë kështu hapësirën e nevojshme të ndërveprimit publik – privat në fushën e turizmit.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), është hartuar kartela informative “Dhënie në përdorim me kontratë qeraje të sipërfaqeve në zona të mbrojtura” (AL107004)

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH)

Përsa i përket pjesës së investimit në fushën e turzimit një ndër kriteret kryesore për një biznes është dhe plotësimi i kushteve higjeno – sanitare dhe për këtë është e nevojshme miratimi i tyre siç paraqitet përmes kartelës së hartuar për këtë qëllim:

Mjedisi

Në bazë të ligjeve të hartuara nga Ministria e linjës si dhe në bashkëpunim me institucionet e varësisë (ligji nr. 10 431, dt. 9.6.2011 “Për Mbrojtjen e Mjedisit” apo dhe ligji nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për Lejet e Mjedisit” si dhe ligji nr.10 081, dt. 23.2.2009 “Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë), qëllimi i së cilëva është mbrojtja e mjedisit nga veprimtari të ndryshme si dhe dhënia e lejeve/licencave të subjekteve të caktuara sipas kritereve dhe normave të lejuara duke lehtësuar në këtë mënyrë barrierat për operim në këtë treg. Për këtë qëllim janë hartuar disa kartela informative duke orientuar në këtë mënyrë biznesin për ushtrimin me lehtësi të veprimtarisë në këtë fushë, ku të ndara sipas institucioneve përgjegjëse kemi:

QKB:

Licencë për ushtrimin e veprimtarisë së tërheqjes së mbetjeve të ngurta dhe vajore në Autoritetin Portual Durrës, Porto Romano dhe në radat e tyre përkatëse
Për më shumë klikoni këtu ►►►

Agjencia Kombëtare e Mjedisit AKM

Në bazë të ligjit Nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, VKM Nr. 229, datë 23.04.2014, “Për miratimin e rregullave për transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe informacionit që duhet të përfshihet në dokumentin e transferimit”, ADISA në bashkëpunim me AKM kanë hartuar 2 kartela informative lidhur me përcaktimin e një kodi unik për tranferimin e mbetjeve të rrezikshme dhe të parrezikshme, biznesi mund ta ushtrojë këtë veprimtari vetëm pasi është pajisur me licencën për aktivitetin përkatës pranë Qendrës Kombëtare të biznesit sipas kartelave të mësipërme, ndwrsa pwrsa i pwrket kartelave tw institucionit tw AKM-sw jane:

Support