Rregullorja e Programit Connect Albania

Në kuadër të garantimit të zbatimit të Programit Connect Albania në mënyrë të drejtë dhe transparente, për të siguruar ofrimin e shërbimeve mbështetëse në mënyrë profesionale, është miratuar Rregullorja e Programit Connect Albania.

Kjo Rregullore, e cila përfaqëson të drejtat dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira,  është e zbatueshme për të gjithë aktorët e përfshirë në proçes të tillë si, Njësia Connect Albania, Zyra e Programit Connect Albania, Agjentët e Zhvillimit të Interesuar dhe të Suksesshëm si dhe Investitorët Potencial.