Blog

“Rrënjët e mija-Kulturë 360”

“Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, në kuadër të Projektit “Rrënjët e mija-Kulturë 360” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, synon të promovojë trashëgiminë kulturore shqiptare nëpërmjet dimensioneve të reja të komunikimit dhe prezantimit që ofron teknologjia e informacionit.

Aktivitetet e këtij projekti kanë si qëllim të minimizojnë dhe zbehin distancat fizike të krijuara në kushtet e pandemisë Covid-19, të gjallërojnë krijimtarinë artistike, kryesisht atë tradicionale, të krijojnë një mjedis promovues dhe bashkëpunimi aktiv midis bizneseve të artizanatit vendas dhe atyre në diasporë,  të evidentojnë fuqinë e artizanatit shqiptar për të sfiduar kohën dhe ruajtur origjinalitetin pavarësisht rrethanave si edhe të nxisin përfshirjen e brezave të rinj në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave tradicionale të origjinës së tyre përtej kufijve gjeografikë.

Ftojmë të gjithë artizanët vendas dhe ata në diasporë, të cilët kanë trashëguar,ruajtur dhe kultivuar artistikisht zanatin nga vendi i origjinës edhe në shoqëritë pritëse ku ata jetojnë, të bëhen pjesë aktive e këtij projekti duke dërguar fillimisht një prezantim të përmbledhur të aktivitetit të tyre dhe kontaktet përkatëse në adresën elektronike: info@adbc.alInkurajohen prezantimet e ilustruara me video ose foto të proçeseve dhe teknikave artizanale.

Post a comment