Rreth Nesh

DHOMA E BIZNESIT TË DIASPORËS

Themeluar në Nëntor 2019, Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, si një organizatë e pavarur dhe jo-fitimprurëse, ka si mision mbështetjen e investitorëve të Diasporës, që dëshirojnë të krijojnë apo të zgjerojnë biznese në Shqipëri. Anëtarësimi pranë Dhomës së Biznesit ofron mundësinë për të qenë pjesë e një rrjeti të gjerë biznesesh në Shqipëri dhe Diasporë. Themeluar nga një grup biznesmenësh të njohur shqiptarë në Diasporë dhe Shqipëri, nën asistencën e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, Dhoma e Biznesit të Diasporës synon të shndërrohet në një platformë të dizenjuar për të sjellë më afër partnerët potencialë në biznes, informacionin dhe idetë si dhe të stimulojë investimet nga Diaspora Shqiptare…

Lexo më shumë

Themeluar në Nëntor 2019, Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare është e para strukturë e këtij lloji në shërbim të bizneseve të Diasporës. Anëtarësimi pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës ju ofron mundësinë për të qenë pjesë e një rrjeti të gjerë biznesesh në Shqipëri dhe Diasporë i cili ka si qëllim përafrimin dhe bashkëpunimin reciprok, me qëllim nxitjen e investimeve, partneriteteve ekonomike dhe tregtare midis tyre.

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare synon të promovojë sipërmarrjen, tregtinë ndërkombëtare dhe investimet midis Shqipërisë dhe komuniteteve të biznesit të Diasporës. Mision i Dhomës së Biznesit të Diasporës konsiston në krijimin e një fryme bashkëpunimi ekonomik mbarë shqiptar, nëpërmjet nxitjes se investimeve dhe partneriteteve, ofrimit të informacionit  të specializuar  dhe profesional për të nxitur dhe orientuar sipërmarrjet dhe kapitalin investues të Diasporës në ekonominë e vendit.. Dhoma e Biznesit si një organizatë e pavarur dhe jo-fitimprurëse, synon të jetë udhëheqëse për nxitjen e mundësive të reja të të bërit biznes, si një mekanizëm neutral dhe eficient, nëpërmjet programeve të zhvillimit dhe rrjetëzimit.

Themeluar nga një grup biznesmenësh të njohur shqiptarë në Diasporë dhe Shqipëri dhe nën asistencën e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, Dhoma e Biznesit të Diasporës ka qëllim të shndërrohet në një platformë të dizenjuar për të sjellë më partnerët potencialë në biznes, informacionin dhe idetë si dhe të stimulojë investimet nga Diaspora Shqiptare.

Dhoma e Biznesit të Diasporës do të punojë për të krijuar ura bashkëpunimi midis biznesve shqiptare në Diasporë dhe atyre në Shqipëri, me qëllim afrimin e tyre në tregun vendas dhe zgjerimin e bizneseve shqiptare në tregje të huaja.

Nëpërmjet angazhimit në përmirësimin e klimës së biznesit, Dhoma e Biznesit të Diasporës synon të bëhet kontribuese në  nxitjen e ndryshimeve dhe plotësimeve rregullatore për bizneset, në kordinimin me të gjitha institucionet për ndërtimin e politikave dhe programeve eficente ekonomike, me të vetmin qëllim: krijimin e ekosistemit më të mirë të të bërit biznes në Shqipëri.