Blog

Samiti i Grave të Biznesit në Tiranë !

Samiti i Grave të Biznesit u zhvillua sot në Tiranë, një aktivitet i organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën, në një format HIBRID . Aktiviteti u përshëndet në hapje nga  fjala e Ministrit të Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko, i cili foli mbi rolin e gruas në biznes, dhe kontributin e grave në Diasporë.Takimi bëri bashkë, gra sipërmarrëse të Diasporës shqiptare dhe të vendit tonë, profesioniste të reja, gra akademike dhe eksperte në fushën e biznesit, përfaqësues të institucioneve shtetërore, si dhe të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht ato të cilat në programet e tyre kanë zhvilluar objektiva, lidhur me gratë dhe zhvillimin e tyre në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes. Aktiviteti u zhvillua me dy panele “Lidershipi i gruas në Biznes” dhe “Sfidat e Gruas Sipermarrëse të Diasporës në Situatë Pandemie”.

Nën moderimin e znj.Anila Hyka Smograf ,nënkryetare e Këshillit Koordinnues së Diasporës, u çel paneli i parë “Lidershipi i gruas në Biznes”.

Kryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas znj.Antonela Hako,  foli për sfidat e gruas në biznes dhe gruan si lidere në biznes. “Kemi filluar një tur në gjithe Shqipërinë me bordin drejtues të Dhomës Ekonomike të Gruas  për të ndjekur nga afër gratë sipërmarrëse që përtej cdo sfide ja kanë dalë të jene të suksesshme”. Sfidat e gruas sipërmarrëse të Diasporës në situatë pandemie”, ishte tema mbi të cilën referuan panelistet në pjesën e dytë të takimit.

Znj. Linda Dervishaj, AGA Academy anëtare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare “Për periudhën e pandemisë askush nuk ishte i përgatitur. Edhe ne vetë si drejtues nuk ishim të përgatitur për një situatë të tejzgjatur. Unë personalisht u angazhova që stafi të ishte I qetë dhe të kishte siguri financiare dhe për vendin e punës. I bëj thirrje të gjithë bizneseve që të mos presin të na vijnë njerëz të kualifikuar, por ne të investojmë në mënyrë që të kemi njerëz të kualifikuar dhe profesionistë. Pandemia pati probleme të shumta, por për disa biznese rezultoi edhe e suksesshme, veccanërisht kompanitë online. Bizneset duhet të tregojnë kujdes dhe të marrin masa për tú përballur me situata të tilla. Nëse do të kishte një valë tjetër të pandemisë sigurisht që do e conte në kolaps biznesin.”

Znj.Viola Kaloutsi TIS IMMIGRATION  anëtare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare .“Unë jam emigrantja e parë shqiptare e emigruar legalisht në vitin 1988. Menaxhoj tri lloj biznesesh, Një zyrë konsulence emigracioni, nje kompani transport dhe një agjensi udhëtimi. Pasoja që solli COVIDI kanë dhënë efekt sepse bizneset që menaxhoj lidhen drejtëpërdrejt me lëvizjen. Ne kemi vetëm pak ditë që kemi dalë nga mbyllja. Pandemia nga ana shpirtërore sigurisht që ka ndikuar, kemi humbur edhe njerëz të familjes. Pandemia ka qenë shkatërrues për të gjithë biznesit dhe krizat e shkaktuara kanë qenë të ndjeshme. Pati rënie në bizneset e vogla dhe të mesme, duke i ccuar në kufijtë e mbijetesës. Dua ta mbyll me një mesazh, ne gratë jemi shtylla kurrizore e shoqërisë”.

Znj.Linda Shomo, themeluese krijuese e Easy Pay Albania si dhe anëtare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare foli rreth eksperiencës saj në llojin e biznesit që ajo drejton: “Është kënaqësi të jem në mesin e grave të sukseshme nga e gjithë bota. “Unë vetë drejtoi Easy Pay prej më shumë se 10 vitesh. Në një kohë kur në Shqipëri pagesat online në Shqipëri nuk ishin aspak prezente. Në kohën e pandemisë për ne u duk sikur ishim biznesi i duhur në momentin e duhur. Pandemia na revolucionojë të gjithëve. Pritej që remitancat të kishin një rënie të madhe, por kjo gjë nuk ndodhi. Kjo tregon se familjet shqiptare, Diaspora shqiptare pavarësisht probleme që patën arritën të ndihmojnë familjet e tyre në Shqipëri po njësoi”, u shpreh Shomo.

Post a comment