Blog

Samiti i Grave të Biznesit

Këshilli Drejtues i Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Anëtare e Këshillit Koordinativ i Diasporës, Znj. Sihana Bejtullahu nga Germin, Znj. Eni Xheko – Sipërmarrëse e suksesshme, etj.

Gjithashtu, u realizua edhe prezantimi i dy platformave elektronike nga stafi i FSHZHD-së, përkatësisht: “Rrjeti i profesionistëve” dhe “Si të bësh biznes në Shqipëri, të cilat u pritën dhe u përkrahën nga pjesëmarrësit në këtë aktivitet.

Përgjatë ditës së dytë, u realizua në ambjentet e sallës së konferencës një ekspozitë me veshje popullore nga biznesi Open Corporates Albania, drejtuar nga Znj. Edlira Sulaj.
Mbas mbylljes së aktivitetit, u realizua një vizitë në kompaninë EasyPay Albania dhe një vizitë në Galerinë Kalo, ekspozitë Fotografike “Flas Shqip”e fotografit Roland Tasho.

Në këtë Samit morrën pjesë profesioniste të reja, studente, gra akademike dhe eksperte në fushën e biznesit, përfaqësues të institucioneve shtetërore si dhe të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht ato që në programet në zbatim, zhvillojnë objektiva lidhur me gratë dhe zhvillimin e tyre në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes. Numri i pjesëmarrësve përllogaritet në rreth 200 të tillë.

Support