TURIZËM

Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm dhe gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave në ekonominë kombëtare dhe lokale. Në Shqipëri, sipas WTTC, sektori i turizmit dhe udhëtimeve kontribuon në rreth 25% të punësimit total dhe 27% të PBB.

  • Pse Shqipëria?

    • Diversitet i natyrës brenda një territori të vogël
    • Klimë e mirë, faktor që e shndërron vendin në një destinacion turistik përgjatë të gjithë vitit
    • Popullsi e re dhe dinamike me njohuri të shkëlqyera në gjuhë të huaja
    • Kosto operacionale relativisht të ulta

AGROBUJQËSI

Bujqësia është një nga sektorët më dominues të ekonomisë me një potencial të lartë zhvillimi, duke përbërë burimin kryesor të të ardhurave dhe të punësimit në vend. Në tremujorin e tretë të 2019, aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit ka një kontribut prej +0.15 pikë % në rritjen prej 3.81 % të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).

  • Avantazhe

    • Potencial për zhvillimin e bujqësisë organike
    • Marrëveshje tregtare preferenciale me BE për rritjen e eksporteve dhe marrëveshje tregtare preferenciale me vendet e Ballkanit (CEFTA)
    • Klimë e përshtatshme për kultivimin e produkteve të ndryshme
    • Tokë pjellore, burime ujore dhe kushte optimal klimaterike
    • Kosto e faktorit punë konkurruese
    • Rritje e qëndrueshme dhe e vazhdueshme e sektorit në vitet e fundit

MANIFAKTURË

Sektori i manifakturës në Shqipëri kontribuon në rreth 15% të PBB dhe 11% të punësimit total. Më shumë se 10.000 kompani operojnë në këtë sektor. Eksporti i tekstile- këpucë përbën rreth 40% të eksporteve totale, sipas të dhënave të vitit 2019.

  • Pse Manifaktura?

    • Fuqi punëtore e kualifikuar dhe konkurruese (më shumë se gjysma e popullsisë nën 35 vjeç)
    • Produkte cilësore, eksperiencë dhe traditë
    • Shpërndarje e shpejtë e produktit në tregjet europiane
    • Kosto e ulët e faktorit punë
    • Cikël i plotë i produktit – që nga dizajni dhe deri në produktin përfundimtar

TRANSPORT

Shqipëria, me rreth 440 km vijë bregdetare, ka kushte të favorshme natyrore dhe burime reale për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve, transportit, turizmit, peshkimit.

Transporti dhe portet detare janë sektorët kryesorë jo vetëm të zhvillimit të sistemit të transportit, por edhe të zhvillimit ekonomik të vendit, dhe veçanërisht të industrisë së turizmit.

Shqipëria ka katër porte kryesore në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin dhe 3 korridore të rëndësishme rrugore:

    • Korridori rrugor Adriatiko-Jonian përbëhet nga territori i Shqipërisë, Greqisë dhe Malit të Zi
    • Korridori VIII rrugor Lindje-Perëndim shtrihet në territorin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë.
    • Korridori X kalon përmes aksit të rëndësishëm rrugor Durrës-Kukës-Morinë dhe Kosovës.

ENERGJI

Burimet ujore, klimaterike dhe ato nëntokësore janë ndër burimet më të rëndësishme natyrore në Shqipëri. Lumenjtë kryesorë dhe shumë lumenj dhe përrenj më të vegjël si dhe territori hidrografik i Shqipërisë me rreth 700 m mbi nivelin e detit ofrojnë një potencial të konsiderueshëm për investime. Shqipëria ka një potencial të pashfrytëzuar sa i përket energjisë së erës, sidomos përgjatë Bregut të Adriatikut.  Gjithashtu Shqipëria ka vëllim domethënës të rezervave të naftës dhe prodhon më shumë se 1.4 milion ton/vit.

  • Energjia diellore:

    • Rrezatimi diellor në Shqipëri 1,500 këh/m2/vit
    • Rrezatimi diellor mesatar ditor 4.1 kWh/m2
    • Orët mesatare me diell 2,400 orë/vit