SEKTORI BPO

Sektori i BPO në Shqipëri ka treguar një rritje të qëndrueshme dhe aktualisht punëson rreth 35,000 profesionistë në më shumë se 400 firma. Tirana është epiqendra e BPO në Shqipëri, pasuar nga Durrësi, Shkodra dhe Vlora.

Fuqia e forcës punëtore cilësore është një nga kushtet kryesore për zhvillimit e BPO. Pjesa dërrmuese e shqiptarëve të punësuar në këtë sektor janë nën 35 vjeç, me aftësi të shkëlqyera gjuhësore dhe larmishmëri të formimeve akademike. Avantazhe të tjera lidhen me disponueshëmrinë e infrastrukturës, cilësinë dhe kostot e ambjenteve të punës, penetrim i lartë i Internetit dhe Lidhjes se Linjave Fikse por edhe lidhur me aksesin në tregje, me politikat shumë liberale tregtare dhe Marrëveshje të Tatimit të Dyfishtë me 41 shtete. Gjithashtu, janë nënshkruar shumë marrëveshje të tregtisë së lirë (BE, CEFTA, EFTA, Turqi dhe Programi USA GSP) me synim lehtësimin e eksporteve të bizneseve.

Sipas AIDA, shërbimet BPO në Shqipëri përdoren nga brande si: Adidas, Vodafone, eBay, Sky, Apple, Barclays, Groupon, Air France dhe Alitalia. Tregjet aktuale të klientëve janë: Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania, Austria, Zvicra dhe Italia.

Vlera totale e industrisë përllogaritet afërsisht mes $130m dhe $160m.

STRUKTURA E INDUSTRISË

Kompanitë me aktivitet Data Entry dhe Call Center janë mes shërbimeve kryesore të sektorit BPO në Shqipëri. Mes sipërmarrjeve të tjera madhore të këtij sektori në Shqipëri përfshihen:

    • Shërbimet e Kujdesit ndaj Klientit dhe Call Center
    • Veprimtari IT dhe Software
    • Financë dhe Kontabilitet
  • Kompanitë Kryesore BPO në Shqipëri:

    • PWC Alba Contact Teleperformance
    • Albacall Ernst & Young LocalEyes
    • Deloitte IDS – Intercom Data Services Euroservices

    Incentivat: Për personat juridikë, të cilët ushtrojnë aktivitet për prodhimin/zhvillimin e software-ve, tatimi mbi fitimin është 5%.

    Për më shumë informacion http://aida.gov.al/sektoret/