Shërbime One Stop Shop
Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA ka si mision të veprimtarisë së saj transformimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve publike në Shqipëri, përmes qasjes me në qendër qytetarin dhe përmirësimin e shërbimeve me natyrë administrative për qytetarin dhe biznesin. Gjithashtu, misioni i saj është të ofrojë shërbime publike nëpërmjet ngritjes dhe administrimit të sporteleve pritëse për qytetarët (front office) si dhe qendrave të shërbimeve publike të integruara me një ndalesë (one-stop-shop), për shërbimet që kryhen nga institucionet dhe agjencitë e qeverisë qendrore dhe/ose të njësive të qeverisjes vendore sipas legjislacionit në fuqi ose marrëveshjeve përkatëse.
Objektivi kryesor i ADISA-s është ofrimi i shërbime publike të përmirësuara, të aksesueshme, dhe të integruara duke reduktuar mundësitë për korrupsion dhe forcimin etikës në ofrimin e shërbimeve publike.
Në qendrat e integruara ADISA qytetarët/bizneset mund të asistohen për të aplikuar për 472 shërbimet publike të nivelit qendror nëpërmjet portalit e-Albania, si dhe mund të aplikojnë për 70 shërbimet e pushtetit vendor. Gjithashtu ofrohen edhe shërbimet postare/shërbimet financiare të Postës Shqiptare duke bërë të mundur ofrimin e një game të gjerë shërbimesh në zyrat ADISA.