0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

Shqipëri / Nis shpërndarja e tabletave të dhuruara nga Ecolog dhe Lazim Destani

[vc_row][vc_column][vc_column_text]

Tabletat e pajisura edhe me karta SIM u dorëzuan sot në Ministrinë e Arsimit, për t’u shpërndarë fill më pas në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo nismë do t’ju shërbejë të gjithë atyre nxënësve që nuk kanë mundësi ekonomike të kenë pajisje ‘smart’ për mësimin online që po zhvillohet përgjatë periudhës së pandemisë Covid-19.Përtej sasisë së dorëzuar sot në Ministrinë e Arsimit, Ecolog dhe filantropi Lazim Destani po dhurojnë një sasi tjetër pajisjesh elektronike, nëpërmjet kontakteve të tyre dhe bashkëpunëtorëve në Shqipëri.

Deri tani Ecolog dhe familja Destani u kanë dhuruar mijëra tableta nxënësve në nevojë në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, ku për shkak të koronavirusit shkollat u ndërprenë dhe fëmijët u detyruan të përshtateshin me të mësuarit online.Lazim Destani, një filantrop dhe biznesmen i njohur, është Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës në Shqipëri dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare. Gjithashtu, Z.Destani është Kryetar i Bordit Mbikqyrës të Ecolog International, një ndër kompanitë më të mëdha në botë e veçanërisht në fushën e shërbimeve.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

No Posts Found!