Bëhu një Agjent Zhvillimi

Agjentët e Zhvillimit janë anëtarë të Diasporës Shqiptare. Agjentët e Zhvillimit do të rrisin investimet në Shqipëri duke tërhequr Diasporën Shqiptare dhe investimet e huaja në Shqipëri.
Mekanizmi Connect Albania do të shpërblejë Agjentët e Zhvillimit me një bonus prej 1000 EUR për secilin punonjës të punësuar në biznesin e regjistruar në Shqipëri, në rastin kur ata kanë kontribuar në krijimin e këtij biznesi të suksesshëm në Shqipëri, bazuar në marrëveshjen përkatëse të nënshkruara dhe Rregulloren e mekanizmit Connect Albania.

Kriteret për t’u bërë Agjent  Zhvillimi i Interesuar:

Ҫdo individ nga Diaspora Shqiptare, i cili plotëson kriteret e mëposhtme mund të bëhet Agjent Zhvillimi për të ndërmjetësuar investimet e huaja në Shqipëri. Individi i cili aplikon për të marrë statusin e Agjentit të Zhvillimit i Interesuar duhet të jetë:

  • jo më pak se 18 vjeç,
  • të ketë leje qëndrimi jashtë Republikës së Shqipërisë për të paktën 5 (pesë) vjet,
  • të kenë përfunduar të paktën arsimin e mesëm.

Si të regjistroheni në platformën Connect Albania?

Hapi i parë – Duke vizituar faqen: https://www.adbc.al/support-page/login, do të shfaqet dritarja e mëposhtme. Kur të klikoni në “Krijo një llogari” ju do të ridrejtoheni në seksionin ku bëhet regjistrimi i llogarisë tuaj elektronike në platformë.

 

Hapi i dytë – Më tej, dritarja do të shfaqet në sistemin ku duhet të plotësoni të dhënat tuaja dhe me finalizimin e tyre, mund të vazhdoni me regjistrimin në platformën Connect Albania.

Hapi i tretë – Sapo të përfundojë procedura e regjistrimit në platformën Connect Albania, individi i interesuar për t’u bërë një Agjent Zhvillimit i Interesuar, mund të krijojë një biletë\kërkesë në platformë, ku do të ngarkojë të gjitha dokumentet e përshkruara më poshtë, në përputhje me dispozitat e përcaktuara në rregullore të Programit Connect Albania

Si të aplikoni për çertifikim si një Agjent i Interesuar i Zhvillimit?

Nëse jeni të interesuar të çertifikoheni si Agjent Zhvillimi i interesuar, pasi të jeni konsultuar me Rregulloren e Programit Connect Albania, Procedurat e Vlerësimit dhe Kriteret e Programit Connect Albania, dhe i plotësonji ato, atëherë mund të aplikoni përmes Connect Albania platformë dixhitale duke ngarkuar dokumentet e mëposhtme:

1- Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës së aplikantit,

2- Kopja e lejes së qëndrimit ose ndonjë dokument tjetër që vërteton qëndrimin jashtë Shqipërisë gjatë 5 (pesë) viteve të fundit,

3- Kopja e diplomës ose e vetëdeklarimit që konfirmon përfundimin e studimeve të shkollës së mesme ose universitare,

4- Formulari i deklaratës që duhet të plotësohet dhe nënshkruhet (shih Shtojcën përkatëse të Rregullores së Programit Connect Albania),

5- Formulari i vetëdeklarimit mbi burimet tuaja financiare gjatë 3 (tre) viteve të fundit (shih Shtojcën përkatëse të Rregullores së Programit Connect Albania),

6- Certifikatë nga autoritetet lokale për statusin gjyqësor.

Brenda një afati kohor prej 10 (dhjetë) ditësh nga dorëzimi i aplikimit, Zyra e Programit Connect Albania vlerëson aplikacionin dhe në rast se dokumentacioni është i paplotë, do t’ju kërkojë t’i paraqisni ato.

Kur aplikacioni i marrë vlerësohet i plotë dhe pa mangësi, Zyra e Programit Connect Albania e paraqet atë për statusin “Agjent Zhvillimi i Intersuar” dhe certifikohet si i tillë.

Njësia e Programit Connect Albania do të vendosë për dhënien e Çertifikatës së Agjentit të Zhvillimit të Interesuar.

Grupi i parë: 

Anëtarët e Diasporës Shqiptare, që plotësojnë kushtet e mësipërme dhe që kanë kontakte me Diasporën Shqiptare dhe / ose investitorë të huaj, që janë të gatshëm të investojnë në Shqipëri, mund të aplikojnë për t’u bërë Agjent (e) Zhvillimi i interesua. Këta aplikantë (e) do të marrin statusin e Agjentit të Zhvillimit të Interesuar pasi të shqyrtohen siç duhet nga CA. Ata që do të marrin statusin do të quhen “Agjentë Zhvillimi të Interesuar

Grupi i dytë: 

Agjentët e Zhvillimit të Interesuar (DA) që do të shpërblehen me bonus, bazuar në kriteret e identifikuara, do të njihen si “Agjentë Zhvillimi të suksesshëm “. Çdo agjent Zhvillimi i suksesshëm do të marrë një çertifikatë njohjeje nga Dhoma e Biznesit së Diasporës Shqiptare. Ata do të futen në një regjistër publik dhe do të jenë në dispozicion të Investitorëve të tjerë të Potencialë që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri. Programi CA mban regjistrin e Agjentëve të Zhvillimit, i cili bëhet publik dhe është i aksesueshëm nga Investitorët Potencialë që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri përmes ndërmjetësimit të Agjentëve të Zhvillimit. Regjistri përmban si emrat e Agjentëve të Zhvillimit të Interesuar, ashtu edhe të Agjentëve të Zhvillimit të Suksesshëm