Si të hapim një biznes

Procedura për hapjen e një biznesi fillon me aplikimin për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe vijon me deklarimin në organet përkatëse tatimore, të punësimit, sigurimit të punonjësve, reklamimit të biznesit, si dhe pajisjes me lejet përkatëse, sipas rastit. ​

  • Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)

    • Aplikimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT)

    • Deklarata e të punësuarve
    • Deklarimi i librave të shitjes dhe blerjes
  • Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI)

    • Regjistrimi i markës
    • Autorizim për vendosjen e reklamave kundrejt pagesës
    • Autorizim për hyrje – dalje në akset kombëtare
  • Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP)

    • Regjistrim i punëdhënësit
    • Regjistrimi i vendit të lirë të punës
  • Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP)

    • Regjistrimi i akteve
  • Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV)

    • Regjistrimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore

Pas regjistrimit të Biznesit në QKB, brenda një afati 10 ditor nga pajisja me NIPT, aplikanti duhet të paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, me qëllim regjistrimin për efekte fiskale.

Në kuadër të digjitalizimit të shërbimeve publike që nga 01.01.2020 shumë  nga këto shërbime po ofrohen nëpërmjet portalit qeveritar e – Albania duke mundësuar kështu një shërbim më të thjeshtë dhe më të shpejtë në kohë, për qytetarin apo biznesin. Kliko https://e-albania.al/