Si të Lidhesh me Diasporën Shqiptare

Mbi 1.4 milion shqiptarë jetojnë jashtë vendit, duke përfaqësuar një mundësi të madhe, kryesisht të pashfrytëzuar. Programi “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” po mbështet Qeverinë e Shqipërisë për të zbatuar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj angazhimit të Diasporës Shqiptare.

Ai do të përqëndrohet në Diasporën Shqiptare në Itali, ku ka më shumë se 500,000 shqiptarë, që përfshin potencial të madh për të kontribuar në zhvillimin e vendit të tyre të lindjes. Për të qenë në gjendje të angazhohet dhe të kontribuojë në vendin e lindjes, Diaspora Shqiptare duhet të jetë e lidhur, të krijojë rrjete, për të shkëmbyer informacion dhe për të ndërmarrë veprime të koordinuara.

Qëndro i lidhur me Diasporën Shqiptare