Blog

Starton“Bright Minds – Albanian Awards Entrepreneurship”

Ftohen të gjithë Kontribuesit Vullnetarë të interesuar të marrin pjesë në edicionin e dytë të konkursit “Bright Minds – Albanian Awards Entrepreneurship”

Unioni i Sipërmarrësve të Rinj dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në bashkëpunim me organizata partnere shpall Konkursin “Bright Minds 2021”.

Ky konkurs, vjen për të dytën herë si një përvojë e pasur e promovimit dhe motivimit të praktikave më të mira në treg dhe zgjerohet aktualisht për të gjithë sipërmarrjen në tërësi, duke përfshirë edhe atë të Biznesit Shqiptar të Diasporës, të rinjtë vullnetarë dhe inovativ me kontributin e tyre në zhvillimin e biznesit.

NOMINO Vullnetarin me kontribut më të lartë në zhvillimin e sipërmarrjes.

Dërgo e-mail në: info@yaeu.al, ose info@adbc.al

Emër Biznesi, kontakt të të nominuarit.

 

Afati i nominimeve deri më 20 Mars 2021, ora 24:00

Në vijim;

Faza I – Komisioni do të kontaktojë të nominuarit;

Faza II – Komisioni do të intervistojë aplikantët online apo fizikisht sipas volumit dhe angazhimit të intervistave;

Faza III – do të përzgjedhë 3 (tre) të nominuar

Secili nga të nominuarit e përzgjedhur në tre kandidatët e fazës finale, do të prezantojë në 30 sekonda aktivitetin dhe suksesin e lidhur me të.

Data e ceremonisë finale do të komunikohet pas datës 20 Mars.

Mirëpresim nominimet tuaja!

Post a comment