Blog

Studimi “Diaspora E Shqipërisë Në Shifra”

INSTAT me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën publikon për herë të dytë një studim konkret mbi Diasporën të titulluar “Diaspora e Shqipërisë në shifra”.

Ky studim është kryer mbi bazë të vlerësimeve të tërthorta të realizuara gjatë vitit 2018 – 2019. Sipas të dhënave, numri i shqiptarëve në Diasporën e re llogaritet të jetë rreth 1.6 milionë, e thënë ndryshe 36 % e shtetasve shqiptar jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ky publikim kryhet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Diasporën. Qëllimi i tij është vlerësimi i numrit të Diasporës shqiptare dhe profilin e saj mbi karakteristikat bazë demografike dhe sociale.