Blog

Takim me “Sektorin e Prodhimit”

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare zhvilloi “Takimin me Sektorin e Prodhimit”, si pjesë e bashkëpunimit dhe nxitjes së oportuniteteve për biznesin vendas dhe partneritet me Diasporën.
Takimi u realizua pranë zyrave të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Sky Tower, në një fashë orar të hapur, në respekt të protokolleve COVID-19, ku morën pjesë përfaqësues të ndryshëm nga sektori prodhues në vend.
Sektori i prodhimit në Shqipëri është i fuqishëm dhe dinamik, falë aktivitetit të ndërmarrjeve shumë të suksesshme që prodhojnë produkte në Shqipëri dhe eksportojnë në shtete të ndryshme. Nëpërmjet kësaj përvoje të madhe dhe forcës së aftë punëtore, Shqipëria ofron një potencial të shkëlqyeshëm për të rritur diversitetin e ekonomisë.
Gjatë takimeve me prodhues të ndryshëm u diskutua gjatë mbi oportunitetet e tregut dhe potencialin e zhvillimit e përmirësimit të procedurave ligjore në export-import, taks-akcizë, e ndërveprimet me sektorë të tjerë të ekonomisë në vend.
Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, synon të krijojë ura bashkëpunimi mes biznesit vendas dhe investitorëve të Diasporës, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Post a comment

Support