0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

Takimi i Dhomës së Biznesit për Pavarësinë:Bashkëpunim Dhe Rrjetëzim Në Diasporë

 

Presidenti i Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, z.Lazim Destani dhe Kryetari z.Ardian Lekaj, së bashku me bashkëpunëtorë dhe Anëtarët e Dhomës së Biznesit kremtuan mbrëmjen e djeshme në një takim online 28 Nëntorin. Datë simbolike e cila përkon edhe me themelimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës. Përveç urimeve për festat kombëtare, nuk munguan edhe dedikimet në shenjën e kësaj dite për fillimin e një historie të re për përforcimin e bashkëpunimit, për zhvillimin dhe rrjetëzimin e sipërmarrjes së Diasporës Shqiptare kudo në botë!

Në fjalën e tij hyrëse z. Lekaj theksoi se në këtë ditë të shënuar nuk kremtojnë vetëm 109 vjetorin e Pavarësisë për të festuar, por edhe 2 vjetorin e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare. “Lindëm në mes të tërmetit dhe po mbijetojmë në Periudhën e Pandemisë. Një përvojë dy vjeçare, por shumë e vyer dhe me shumë rezultate”, tha ai.
Urime dhe përshendetjet nuk munguan edhe nga të zv. Ministrja për Punët e Jashtme dhe Diasporën në Kosovë znj. Liza Gashi e cila tha se 28 Nëntori është dita më ndriçme dhe më e rëndësishme e Rilindjes tonë kombëtare.

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës z. Mark Gjonaj tha se: “Gjeografia na ndan, kombi na bashkon traditat na lidhin sëbashku dhe të gjitha interesat që Dhoma e Biznesit të Diasporës përfaqëson.

Ndërsa kryetari i rrjetit të bizneseve shqiptare në Zvicër, z. Qamil Jusufi tha se: “Do të ishte mirë të ishim në shërbim të atdheut tonë edhe më shumë. Pandemia na ndau dhe na e vështirësoi shumë punën këto dy vite, por uroj që vitit që vjen të kemi punë edhe më të medhaja.

Presidenti i Nderit z.Lazim Destani u shpreh ndër të tjera se: “28 nëntori është festa jonë më e madhe, është më e rëndësishmja, dhe si e këtillë do të mbetet përgjithmonë, thellë në mendjet dhe në zemrat tona.Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, për një kohë të shkurtër nga themelimi i saj, ka shënuar rezultate të shkëlqyera në përmbushjen e misionit të saj. Si urë lidhëse e sipërmarrësve nga diaspora, Dhoma ka krijuar frymë mbarëshqiptare të bashkëpunimit ekonomik, duke treguar rezultate në rritjen e investimeve të diasporës në atdhe.Në këtë frymë, gëzohem që edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës janë shumë aktive dhe të strukturuara mirë. Prandaj dua t’i përgëzoj ato për forcimin e bashkëpunimit me Dhomën e Biznesit të Diasporës duke e forcuar këtë trekëndësh bashkëpunimi mes vete.Pra është tejmase i rëndësishëm dhe me interes për trojet tona bashkëpunimi i mirëfilltë mes Dhomave të biznesit e ato ekonomike nga të gjitha trojet tona, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e nga Mali i Zi.

Si për ta përfunduar fjalën time, në këtë ditë feste do të doja të shpreh kënaqësinë time për takimin në Elbasan të dy qeverive, Shqipërisë e të Kosovës. Marrëveshjet e reja të nënshkruara në këtë mbledhje na gëzojnë të gjithëve. Ato heqin pengesa kufijsh duke e bërë gjithnjë e më të lehtë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Ato paraqesin hapa përpara drejt bashkimit tonë kombëtar.

 

No Posts Found!