Blog

Takimi i lidhjes së bizneseve greko-shqiptar të Greqisë së Veriut

Artistët e Diasporës shqiptare në Holandë, së bashku me disa artistë të huaj dhanë një koncert bamirësie mbrëmjen e së premtes ku interpretuan disa nga kryeveprat e muzikës shqiptare. Të ardhurat e këtij koncerti solidariteti do të shkojnë për restaurimin e muzeut “Shtëpia me gjethe”, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit

Organizimi i këtij koncerti u mbështet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Holandë, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Holandë, Fondacionin Holandezo-Shqiptar (SNAV) dhe kryetarit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Z. Ardian Lekaj.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Holandë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se artistë shqiptarë, italianë, rumunë, belgë dhe meksikanë u bashkuan në solidaritet dhe i dhuruan të gjithë pjesëmarrësve një shfaqje të jashtëzakonshme muzikore.

“Një falenderim i madh shkon për artistët kaq të talentuar, si dhe për të gjithë ata që treguan mbështetjen e tyre në rindërtimin e këtij muzeu”, thuhej ndër të tjera në njoftim.

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Hollandë, Adia Sakiqi në profilin e saj në rrjetin social “Twitter” ka shkruar: “Koncert i mrekullueshëm i bamirësisë në Amsterdam për të mbështetur rindërtimin e muzeut “Shtëpia me gjethe “, fitues i çmimit  Muzeu i Evropës”.

Support