Team

Namik Shabi –Turqi

  • KRYESIA – ANËTARËT

Kryetari i shoqatës “Vatra” në Turqi me aktivitet të rëndësishëm në promovimin e shqiptarëve në shoqërinë turke, njëkohësisht edhe lobues për investimet e huaja në trevat shqiptare. Z. Shabi ka kontribut në ngritjen e qendrave kulturore shqiptare si dhe rimëkëmbjen e shoqatave shqiptare në Turqi, duke evidentuar vazhdimisht rolin e tyre në komunitetet shqiptare në Turqi. Z. Shabi ka qenë organizator i një sërë aktivitetesh me pjesëmarrje të gjerë të komuniteti shqiptar në shtetin e Turqisë.

Read more

Bujar Zhuri – Norvegji

  • KRYESIA – ANËTARËT

Bujar Zhuri është një ndër aktivistët më të njohur në rrjetin e bizneseve të Diasporës. Dallohet për mbështetjen ndaj projekteve të ndryshme me natyrë ekonomike, sociale – kulturore dhe filantropike. Ka kryer studimet e larta në Shqipëri, duke vijuar me një sërë trajnimesh të tjera në shkollën e Lartë Gjovik, Norvegji. Që prej vitit 2007, është angazhuar në konsulencën e bizneseve me interes për të investuar në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e hidro energjisë dhe turizmit. Z. Zhuri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në promovimin turistik të dy destinacioneve me rëndësi: Saranda dhe Vlora. Këto dy qytete bregdetare janë kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve nordik.

Read more

English Idioms by theidioms.com