albana-mucaj

Po investoj për t’i shtuar diçka jetës së familjeve të vendit tim. Bëje edhe ti!

  Prej vitit 2002, Albana Muçaj ka punuar si gazetare për çështjet ekonomike. Agjensia Telegrafike Shqiptare, Monitor, e ABC News, janë institucionet ku ajo punoi si gazetare, duke trajtuar çështje të ndryshme në fushat e investimeve, tregtisë, prodhimit, shërbimeve, etj. Tre vitet e fundit Albana ishte kryeredaktore e revistës dixhitale dedikuar sipërmarrjes Businessmag.al.

Albana ka studiuar Gazetari në Fakultetin e Histori-Filologjisë gjatë 1998-2002. Më tej zhvillon studimet për shkenca juridike në Itali, “Seconda Università degli Studi di Napoli”. Ajo ka jetuar 5 vite në Itali, për t’u rikthyer në vitin 2007 serish në Shqipëri.

Prej vitit 2016 Albana është themeluese dhe drejton Qendrën Kallz, me program pas shkolle dhe kurse, fokusuar tek rritja e shëndetshme e fëmijëve.

Studimet, trajnimet, përvoja e gjatë në punë dhe fokusi i saj në fushat: komunikim&sipërmarrje janë baza a programeve të trajnimit në këto këto fusha.