anita-connect

Ne shkojmë drejt mundësive të reja, zbulojmë vende të reja por gjithmonë na thërret zëri ynë i brendshëm. Ai që kërkon shtëpinë tonë, vendin tonë. Mbështete edhe ti vendin tënd!

Anita Likmeta ka lindur në Durrës, Shqipëri. Ajo u zhvendos në Itali në vitin 1997 në moshën njëmbëdhjetë vjeç.

Në Itali ajo mbaroi shkollën e mesme, ndoqi Akademinë e Artit Dramatik “Corrado Pani” dhe u diplomua për Histori dhe Filozofi në Universitetin e Romës “La Sapienza”. Në vitin 2011 ajo u transferua në Paris ku u diplomua me tezë diplome mbi “Historinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare”, mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë në periudhën nga 1922 deri në 1943.

Partner në disa NVM dhe startup-e të suksesshme italiane, që nga viti 2015 ajo është Partnere & Këshilltare në disa Kompani Dixhitale të specializuar në produkte dixhitale me vlerë të lartë teknologjike dhe shërbime trajnimi dhe këshillimi në sektorin e Teknologjisë së Marketingut i cili operon edhe në Shqipëri.

Humanist 2.0, ajo ka bashkëpunuar për disa gazeta në Itali dhe aktualisht shkruan për Huffington Post. Ajo ka marrë pjesë si komentator në programe të ndryshme televizive dhe radio, veçanërisht në Rai, SkyTg24, La7 dhe TV2000.

Ajo është Menaxhere e PR në Open-Box, agjenci italiane e komunikimit me zyra në Arezzo, Milano, Romë dhe Londër. Partner & Këshilltare në startup-e italiane si CoderblockCreationDose dhe etj. Ajo jeton midis Milanos, Romës, Londrës, Parisit, Barcellonës dhe Tiranës.