• Kyesia – Anëtarët

Bujar Zhuri është një ndër aktivistët më të njohur në rrjetin e bizneseve të Diasporës. Dallohet për mbështetjen ndaj projekteve të ndryshme me natyrë ekonomike, sociale – kulturore dhe filantropike. Ka kryer studimet e larta në Shqipëri, duke vijuar me një sërë trajnimesh të tjera në shkollën e Lartë Gjovik, Norvegji. Që prej vitit 2007, është angazhuar në konsulencën e bizneseve me interes për të investuar në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e hidro energjisë dhe turizmit. Z. Zhuri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në promovimin turistik të dy destinacioneve me rëndësi: Saranda dhe Vlora. Këto dy qytete bregdetare janë kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve nordik.