• Kyesia – Anëtarët

Jorida është kontabilitste e miratuar dhe mban titullin FCCA.

Që në moshë të re është angazhuar me komunitetin shqiptar në Britani duke ofruar ndihmë dhe këshilla ligjore e financiare.

Si specialiste në zhvillimin e strategjive të çmimeve dhe vlerësimin e projekteve dhe kontratave të shitjes Jorida ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Britani, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë në një kompani ndërkombëtare te FTSE 100.

Prej vitit 2014 ka krijuar kompaninë e saj të konsulencës financiare dhe tregëtare nëpërmjet të cilës ka bashkëpunuar me organizata të qeverisjes lokale dhe kompani në sektorë të ndryshëm si aeronautikë, siguri, ndërtim, transport dhe prodhues ushqimore për të realizuar me sukses një sërë projektesh strategjike si riorganizim te kompanise, departamenteve dhe sistemit te raportimit, zhvillim te biznesit, gjetje dhe zgjerim tregu, optimizim kostosh dhe prokurime e tendera. Njëkohësisht ka mbështetur kompani shqiptare për të hyrë në tregun e Britanisë së Madhe.