PRESIDENT NDERI- Z. Destani, i lindur në Tetovë në 1954, ka emigruar në moshë të hershme drejt Gjermanisë për arsye ekonomike. Në 1987 themelon biznesin e tij të parë, kompaninë për transport udhëtarësh, “Sharr Turist”, e cila ishte linja e parë dhe në ato vite e vetme, në shërbim të Diasporës sonë, si urë lidhëse mes vendeve të Europës Perëndimore dhe vendlindjes. Disa vite më vonë, si biznes familjar, vjen themelimi i kompanisë “ECOLOG INTERNATIONAL” ku prej shumë vitesh z. Destani është Kryetar i Bordit Këshillëdhënës. Shquhet për aktivitetet e tij kombëtare si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe progresive që u ka dhënë projekteve nga sfera e arsimit, sportit, kulturës dhe ajo humanitare. Ka marrë disa tituj nderi nga autoritetet më të larta shqiptare: “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tetovës; “Medalja Presidenciale e Meritave” nga Presidenti i Republikës së Kosovës; “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në 2012; “Qytetar Nderi” nga Kryetari i Komunës së Tetovës; ndërsa nga Kongresisti Eliot Engël ka pranuar Flamurin Amerikan që për nder të z. Destani u valëvit mbi Selinë e Kongresit Amerikan.