Rigers Kaçorri_800x750px100

Adhuroj çdo shije të Shqipërisë. Klima dhe natyra e mrekullueshme ma kanë bërë të mundur realizimin e ëndrrës sime. Tani mund ta besh edhe ti!

Rigers Kaçorri, lindi në Rreshen, Mirditë në 1988. Ai diplomua për Vreshtari dhe Enologji ne Universitetin e Bolonjës dhe u specializua në Marketingun e Verërave nga Universiteti i Firences. Pas përfundimit të studimit, Rigersi mori përvojën e duhur në kantinat më të famshme të Italisë.

Duke qenë i rritur në një familje që ka prodhuar historikisht verë, që nga periudha e komunizmit, e bëri atë të ndiqte hapat e gjyshit të tij dhe u kthye në Shqipëri për të ecur përpara me biznesin e tij familjar, që sot është një nga kantinat më prestigjioze në Shqipëri.

Rigersi është pararoja e Kantinës Arberi në rolin kryesor të enologut. Pasioni i tij për verën është përkthyer në një mentalitet të sofistikuar të prodhimit të verës me varietete autoktone. Kombinimi i proceseve moderne të prodhimit si dhe teknikave tradicionale në bodrum është ajo që identifikon filozofinë e tij të verës.

Për herë të parë në Shqipëri, Rigersi mori guximin të prodhojë verën e parë me gaz “Made in Albania”, duke e quajtur atë “Ardo”. Ky moment historik domethënës është një premtim që ai do te perfshije veten në projekte më ambicioze në të ardhmen.Entuziazmi, pasioni dhe vendosmëria janë cilësitë që ky prodhues i ri i verës ka reflektuar në karakterin e tij ndërsa punon pa u lodhur për të kontribuar diçka me vlerë në sektorin shqiptar të verës.